Fashion Nova ka nxjerrë në treg xhinset më provokuese të prodhuara ndonjëherë.
Bëhet fjalë për xhinse të grisura jo në pjesën e përparme, siç jemi mësuar t’i shohim, por në pjesën e pasme.
Disave u pëlqen shumë ky model, ndërsa të tjerë janë të shokuar nga ekspozimi që u bën të pasmeve.
Kur postoi fotot e xhinseve në Instagram për herë të parë, Fashion Nova mori më shumë se 134 000 pëlqime.