Përdorimi i kimikateve, sprucove apo kokrrave të ndryshme kundër insekteve e milingonave mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë !
Sigurisht ne nuk mund të “bashkëjetojmë” me këto gjallesa , por duhet të gjejmë një formë që t’i largojë këto të fundit në “mënyrën më paqësore” dhe pa rrezikuar shëndetin tonë.
Zgjidhja është : Kanella
Duket se aroma e kësaj erëze ndikon në aftësinë e milingonave për të komunikuar me njëra tjetrën (shtigjet feromonike). Ato lëna pas substance me aromë karakteristike për të ndihmuar dhe udhëzuar njëra-tjetrën në shtigjet që ato ndjekin.
Njerëzit nuk mund ta ndjejnë erën e feromoneve të milingonave, sepse është kaq e lehtë. Kur shtigjet e tyre spërkaten me kanellë ato do të konduzohen dhe nuk do të orintohen dot duke i bërë këto të fundit të largohen përgjithmonë nga shtëpia juaj.
Sigurohuni që të përqëndroheni në pikat hyrëse të shtëpisë si dritare, dyer, në afërsi të koshit të mbeturinave apo qoshe.