Çfarë i ndodh organizmit kur vdesim?

Tuesday, 15 May 2018 14:42

Kur vdesim organizmi ynë e ka mbaruar udhëtimin e jetës, megjithatë pas kësaj fillon një proces i gjatë eliminimi të përbërësve. Për shumicën nga ne kontakti me trupat e personave të dashur fillon e mbaron me një ceremoni mortore, madje edhe atëherë kur marrim në dorë mbetjet e kthyera në hi të trupave që digjen. Çfarë i ndodh trupit në mënyrë natyrore, pasi ka vdekur? Nëse një trup në kushte natyrore do të mbetej jashtë në një mjedis natyror, apo i vendosur në një varr pak të thellë, organizmi fillon të shpërbëhet, derisa të mbeten kockat.

Si është dekompozimi?

Edhe pse shumë prej nesh mendojnë se dekompozimi është sinonim i kalbëzimit e kanë gabim, ja që nuk është. Dekompozimi i trupit të njeriut është një proces i gjatë me shumë etapa, në të cilin kalbëzimi është vetëm një pjesë. Dekompozimi është një dukuri përmes së cilës përbërësit kompleksë organikë të një organizmi ndahen gradualisht në elemente më të thjeshtë. Sipas mjekut ligjor, M.Lee. Goff është një proces i vazhdueshëm që nis me vdekjen dhe përfundon kur trupi ka mbetur skelet. Ka disa shenja që tregojnë se një trup ka filluar procesin e dekompozimit. Më të njohurat për publikun janë: Livor mortis, rigor mortis, dhe algor mortis.

Livor, rigor dhe algor mortis.

Livor mortis, ose zbehtësia i referohet asaj pike, në të cilën organizmi i vdekur bëhet shumë i zbehtë, ngjyrë hiri, për shkak të mungesës së qarkullimit të gjakut. Ky proces mund të fillojë afërsisht pas një ore nga vdekja dhe mund të vazhdojë deri në 9-12 orë.

Rigor mortis, trupi bëhet rigid dhe plotësisht i pashkatërrushëm. Të gjithë muskujt tensionohen për shkak të ndryshimeve që ndodhin tek ata në nivel qelizor. Kjo shenjë vendoset nga 2-6 orë pas vdekjes dhe mund të zgjasë 24-84 orë. Pas kësaj faze muskujt bëhen të flashkët dhe fleksibël përsëri. Algor mortis, ndodh kur trupi ftohet, sepse nuk e kontrollon dot më temperaturën e brendshme. Ftohja e trupit varet nga mesatarja e temperaturave të mjedisit, por zakonisht vendoset pas 18-20 orësh pas vdekjes.

Një shenjë tjetër e dekompozimit është edhe ngjyra e gjelbër ose ajo e kalbëzimit. Kjo ngjyrë i detyrohet faktit se gazet grumbullohen brenda kaviteteve (sulfur i hidrogjenit) dhe që ndërvepron me hemoglobinën e gjakut për të formuar sulfohemoglobinën, pigmenti i gjelbër që i jep trupave të vdekur këtë ngjyrë të çuditshme. Ndërsa përsa i përket rënies së lëkurës, e cila është e përbërë nga qeliza të vdekura, kjo shtresë humbet vazhdimisht dhe zëvendësohet nga epiderma. Pas vdekjes, në zona me lagështirë, epiderma fillon e ndahet nga derma dhe për këtë arsye eliminohet shpejt nga trupi. Më në fund ndodh kalbëzimi, procesi i riciklimit të natyrës që lehtësohet nga agjentët bakterialë, kërpudhorë dhe nga insektet për një periudhë të gjatë kohe, derisa e zhvesh trupin nga të gjitha indet e buta dhe mbetet vetëm skeleti. Ky është edhe fundi i këtij procesi. / bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...