×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Holanda, vendi i tulipanëve

Premte, 18 May 2018 18:58

Është i njohur si vendi i luleve më të bukura në botë dhe pikërisht në pranverë nuk ka sesi të mos lulëzojë. Holanda e mahnitshme veç bukurive të shumta arkitekturore mbizotëron mes destinacionesh të tjera si mbretëresha e luleve.

Lulja simbol e vendit është tulipani. Për këtë arsye në Holandë çdo vit kësaj luleje elegante dhe fisnike i kushtohet një festival i veçantë që mbledh një rekord vizitorësh nga e gjithë bota.

Këtë vit festivali i tulipanëve do të mbahet në Holandë midis datave 16 prill dhe 4 maj. Eventi mbahet në Noordoostpolder, që është dhe rajoni me më shumë tulipanë në Holandë.

 Farat e këtyre luleve të mahnitshme janë mbjellë disa muaj më parë në një koreografi të mahnitshme dhe me ngjyra të ndryshme për të dhuruar një kompozim të mrekullueshëm për vizitoret. Festivali i Tulipanëve ofron një udhëtim mahnitës ku gjatë vizitës suaj në rajonin e luleve holandeze mund të provoni aktivitete të ndryshme fizike si ngjitje, çiklizëm, shëtitje me kuaj.

Ndërkohë që mund ta kombinoni vizitën nëpër vargjet e tulipanëve me një vizitë në sitet kulturore të vendit dhe me një tur gastronomik për të shijuar të fshehtat e kuzhinës holandeze.

Nga ana tjetër me ngjyrat dhe aromat që s’kanë fund Holanda ofron edhe parkun e mahnitshëm të luleve, që është dhe më i madhi në botë i llojit të tij. Bëhet fjale për parkun Keukenhof, i quajtur me të drejtë një parajse tokësore.  Parku ndodhet në qytetin Lis dhe në të janë mbjellë plot 7 milion rrënjë lulesh si zambakë e tulipanë të shtrira në një sipërfaqe prej 32 hektarësh. Një mozaik ngjyrash nga më të ndryshmet do ju kënaqin në këtë park që çdo pranverë tërheq mijëra e mijëra turistë.  

Parku do të jetë i hapur për vizitorët këtë vit prej 20 marsit deri më 18 maj. Për ta shijuar më mirë këshillohet të merrni me vete një aparat fotografik me rezolucion të lartë dhe një biçikletë për të lëvizur mes parcelave plot lule.

Sipas atyre që vizitojnë Holandën në këto si të  tulipanëve dhe luleve të tjera thuhet se aty pranvera shihet vërtetë nga afër. 

pc 140409 tulips 01 f21dc6036e3693e30cd152edf3ffc866.nbcnews fp 1200 800

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...