Vetëm njerëzit e fortë mendërisht, arrijnë t’i bëjnë këto gjëra

E Enjte, 24 May 2018 17:57

Më poshtë do të mund të lexoni një listë me disa nga gjërat që i bëjnë vetëm njerëzit e fortë mendërisht:

Nuk humbasin kohë duke u ndjerë keq për veten apo zgjedhjet e tyre. Ata e dinë se shumë nga ngjarjet e jetës janë të pashmangshme, ndaj nuk e mundojnë veten duke u ndjerë keq për këtë aspekt.

Nuk ia hedhin të tjerëve përgjegjësitë e tyre. Ata janë persona që i mbajnë përgjegjësitë vetë për gjërat që mendojnë, ndiejnë, thonë apo bëjnë. Vetëm duke marrë përgjegjësitë që të takojnë, do të mund të jesh i një person i fortë mendërisht.

Nuk ia mbathin nga situatat në ndryshim e sipër. Edhe nëse ndryshimet që po ndodhin bien ndesh me interesat e tyre, ata sërish qëndrojnë dhe përpiqen t’i bëjnë gjërat të rrjedhin siç duan ata, gjithmonë pa prekur interesat e të tjerëve.

E përdorin energjinë e tyre për gjërat që mund t’i kontrollojnë. Ata nuk pëlqejnë të kapen pas gjërave që s’i kontrollojnë dot vetë, ndaj përpiqen të japin maksimumin nga vetja për ato që i kanë vetë në dorë.

Nuk përpiqen t’i bien në sy apo të fitojnë pëlqimin e të tjerëve. Shumë njerëz thonë se nuk e vrasin mendjen për opinionet e të tjerëve, por që normalisht e vrasin. Ndërsa personat e fortë mendërisht i dinë mirë vlerat e tyre dhe nuk përpiqen t’i bien në sy të tjerëve dhe as të mërziten për opinionet e tyre.

Ndërmarrin risqe. Janë persona që nuk i tremben gjërave të reja dhe të paprovuara më parë. Përkundrazi, ata ndërmarrin risqe për të arritur gjithë gjërat që dëshirojnë të kenë.

Nuk i përsërisin gabimet e tyre. Prej çdo gabimi ata nxjerrin nga një mësim dhe në çdo moment qëndrojnë të vëmendshëm për të mos bërë sërish të njëjtat gabime. Madje, ata ia dalin mjaft mirë në këtë aspekt.

Lumturohen dhe i vlerësojnë të tjerët për sukseset e tyre. Nuk janë persona ziliqarë për suksesin dhe lumturinë e të tjerëve, përkundrazi. Nëse dikush që duan është duke korrur sukses në karrierën e tij, e vlerësojnë atë dhe e nxisin të arrijë gjëra edhe më të mëdha.

Përpiqen edhe pasi kanë dështuar. Ata nuk janë persona që heqin dorë që me dështimin e parë. Mund të dështojnë madje disa herë dhe nëse e duan vërtet diçka, sërish do të përpiqen për ta arritur atë.

E përballojnë edhe të vetëm jetesën. Madje u duket sikur njerëzit lidhen apo martohen për të plotësuar vetminë që ndiejnë. Madje, njerëzve të fortë u pëlqen vetmia dhe forcohen akoma më tepër në vetmi. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...