×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kjo është stina që stimulon depresionin

Tuesday, 29 May 2018 22:42

Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit  sezonal.

Rreth 10-20% e popullsisë botërore vuajnë nga ky çrregullim. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton ndryshime hormonale.

Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Këshilla:                           

Dilni jashtë!
Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty nga mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj.
Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli!
Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekretimin e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit!
Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të prekeni nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë fruta dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...