Nga Ylli Manjani
Është e papranueshme që edhe përzgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!
Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.
Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!
Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve? Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!
Si ka mundësi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të administruar punët e qytetit?!
Po pse u dashka të harxhojmë kohë publike me debatin: “do kandidojë Erioni apo jo”?!
Erioni, meqe ta fjala, është pjesë e politikës. Pjesë aktive madje! Ai është talent i lindur për politike dhe për mua një kandidat i denjë për të marrë drejtimin e PS.
Prandaj dhe duhet ti hapet rruga qytetarëve të Tiranës të propozojnë njerëzit e tyre jo politikë, që të merren me qytetin pa e pasë mendjen tek PR politik për llogari të partisë dhe të ardhmes së tyre në parti!
Nuk ka vetqeverisje me “dorën e ngrohtë” të partisë mbi supe!
Ky model na e çpifi! Mjaft më me lojën e bashkisë për partinë!
Opozita veçanërisht ka në dorë të “diktojë” standartin e qytetarisë, duke mbeshtetur kandidatë të qytetit dhe jo të forumeve.
PS të bëjë si të dojë, por ja vlen përplasja e standarteve: qytetari përballë politikës!
Opozita nuk mund të harxhojë kohë me analiza të kandidatëve politikë! Opozita ka shancin të rrjeshtohet me standartin: bashkitë në duart e qytetarëve dhe jo politikanëve.
Është koha për të ndarë partitë nga bashkitë!
Kush e bën këtë do ta mbështes me të gjithë fuqinë!