Rama duhet të krijojë Ministrinë e Vrasjeve

Saturday, 09 June 2018 13:20

Redaksionale

Që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, i kishte synimet e qarta se çfarë do të bënte me aspiratën e vendit drejt BE.

Në qeverinë e tij, nuk kishte si të mungonte Saimir Tahiri, njeriu i besuar i Ramës në opozitë, të cilin më pas e ngarkoi me një mision shumë të veçantë: Drejtimin e projektit të kanabizimit të vendit.

Tashmë, nuk ka nevojë të rendisim përfitimit e Ramës nga kanabizimi i vendit dhe disfatat e Shqipërisë, pasi ato janë thënë dhe stërthënë më qindra herë.

Përkushtimi i Policisë së Shtetit në menaxhimin e drogës dhe transportin e saj jashtë vendit, bëri që situata e rendit të dalë jashtë kontrollit.

Jo vetëm kaq, por edhe vendosja në krye të Ministrisë së Brendshëm të dy ministrave, që njëri ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa tjetri e kishte vëllain trafikant droge, ka ringjallur një ndjenjë tek njerëzit se arma përdoret më lehtë se disa vite më parë.

VRASJET

Shqipëria është kthyer në një vend të pasigurt, që nuk mund të jetohet, duke parë sigurinë dhe rendin kohët e fundit.

Vrasjet me armë zjarri janë shtuar në mënyre të frikshme, ku vetëm ditën e djeshme, ndodhi një ngjarje e rëndë në zonën e njohur si “Don Bosko”, ku një 31-vjeçar qëlloi në mes të rrugës ish-të dashurën, e më pas veten.

Pak ditë më parë, në një atentat mafioz, mbeti i vrarë një biznesmen kafeje në Vlorë, ndërsa policia edhe pse thotë se ka identifikuar vrasësit dhe ka arrestuar njërin prej tyre, nuk ka dhënë detaje për motivet krimit.

Nëse shohim më vëmendje, ngjarjet ku kanë ndodhur, janë në zonat me shumë njerëz, në rrugë, në lagje, etj, duke e bërë akoma më shqetësuese, situatën e rendit në vendin tonë.

Po ashtu, ditët e fundit janë shtuar grabitje me armë zjarri me pasoja të rënda, ku rastet për tu përmendur janë ai i Kamzës, ku dy grabitës vranë pronarin një marketi, si dhe ngjarjen e rëndë në Fier, ku u vra po në një grabitje, një qytetar.

Policia e Shtetit, jo vetëm që është bërë e pafuqishme për të vepruar, pasi drejtohet nga persona që kanë lidhje të ngushta me krimin, por ajo është bërë edhe agresive me qytetarin kohët e fundit.

Nuk mund të anashkaloheshin dy ngjarjet e rënda që kanë lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit, siç është rasti në Korçë, ku një i ri u dhunua për vdekje, si dhe rasti në Shkodër, ku një burrë i dha fund jetës sapo doli nga Komisariati.

Për të gjithë këto, flasin për një gjendje të rënduar të motivimit të Policisë e Shtetit.

VETËVRASJET

Përveç vrasjeve, shqetësim shumë të madh në shoqërinë shqiptare, vitet e fundit, janë VETËVRASJET!

Është më shumë se alarmante, kur shikon njoftimet e policisë, ku çdo ditë ka dy deri në tre vetëvrasje në Shqipëri.

Dhe shumica prej tyre, ndodhin për kushtet të rënda ekonomike dhe psikologjike. Më dramatike bëhet situata kur shikon se në përqindje më të lartë janë të rinj dhe moshës së mesme, të cilët nga kushtet e rënda në të cilat ndodhen, i japin fund jetës.

Në Shqipëri, për të gjitha që thamë më sipër, po vihet re se JETA e njeriut po kushton gjithnjë e më pak, dhe po merret gjithnjë e më lehtë.

Edi Ramës nuk i ka ngelur gjë tjetër, ku pasi krijoi me sukses Ministrinë e Drogës, të krijojë edhe Ministrinë e Vrasjeve, pasi duhet një ministri më vete për të menaxhuar të gjithë viktimat.  

/55News.al/

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...