Pse atentatori i Azem Hajdarit nuk mund të jetë “Qytetar Nderi" i Hasit?!

Premte, 15 June 2018 19:59

Çka do të bante Amerika sikur aktori kriminel John Wilkes Booth nga Maryland, që e vrau më 1865 në Teatrin “Ford” në Washington D.C. Presidentin e 16-të të SHBA, 56 vjeçarin Abraham Linkoln, të shpallej “Qytetar Nderi” në vendlindjen e tij apo në kryeqytetin amerikan? Asgjë. Pse? Se një akt i tillë nuk ndodh kurrë në planetin “Amerikë’, në “Dishepullin e Demokracisë”, veçse në bashkinë e Hasit në Shqipëri, ku atentatorin kriminal ndaj Azem Hajdarit –Hero i Demokracisë, tashma të ndjerin Gafurr Mazreku, duan ta shpallin të hanen e 18 qershorit “Qytetar Nderi” të Hasit (!)

Si mund të ndodh kjo, i gjithi ky hasetmadh me ligaçi e trenim, qoftë dhe dy dekada pas atij atentati me pesë plumba në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që ende nuk janë “tharë” gjurmët e gjakut në duart e ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS e kryeparlamentarit të sotëm, Gramoz Ruçi, që më 18 shtator 1997 iu gjend ndër të parët ndihmashpejtë deputetit elitar Azem Hajdari, asokohe-kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes.

Si mund të ndodh kjo, ndërkohë që edhe një nga ma “të akuzuarit” politik e publik për vrasjen e Azem Hajdarit bash një vit ma vonë (1998), kryeparlamentari i atëherit, kryesocialdemokrati aleancor i të majtës në pushtet, prof. dr. Skënder Gjinushi (1997-2001), në vendimin nr. 340 të 18 shtatorit ’97 të firmosur prej tij, nënshkruan se Gafurr Mazreku “ka kryer një krim shumë të rëndë…”, i heq “imunitetin e deputetit”, “jep pëlqimin për ndjekje penale dhe arrestimin e tij’, të cilin shkallët e gjyqësorit shqiptar e shpallin fajtor për krimin e tij dhe e dënojnë me 11 vite burgim.

Si mund të ndodh kjo kur katër presidentë të Shqipërisë Berisha, Mosiu, Topi e Nishani, e kanë dekoruar Azem Hajdarin me tituj e urdhra nga “Pishtar i Demokracisë” (1992), “Nderi i Kombit”(2002), “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” (2008) e deri ma të larten dekoratë në Shqipëri: “Urdhri i Flamurit Kombëtar” (2013) si dhe Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit” (2003), ndërsa i dënuari për aktin e tij kriminal, Gafurr Mazreku, ka përfituar veç amnisti pas amnistie (1997-2001) me ulje dënimi nga 11 në 5 vite burg në kohën e Presidentit Rexhep Meidani, prof. dr., ish sekretar i Përgjithshëm i PS. Përndryshe: keqësisht, i bie 1 vit burg për çdo plumb ndaj jetës e shëndetit të Azem Hajdarit, që nji vit ma vonë dhe me ato pesë plagë në trupin e tij shkoi në amshim, në altarin e lirisë e demokracisë panshqiptare. Specialistë të kriminalistikës shqiptare e mjekësisë, gjithandej e gjithkund, e thonë se qëllimi aq afër me allti në Parlament mund t’i merrte jetën kujtdo, po rasti i Azem Hajdarit ishte rastësi, bekim, përjashtim nga Zoti, e Drejta, Dervish Luzha si dhe nga ndihma e parë e shpejtë në Kuvendin e Shqipërisë e përkujdesja e lartë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pra, ishte një krim i paramenduar për vrasjen politike e fizike të Azem Hajdarit, e cila mbeti në tentativë, si nji krim i kryer prej politikanit e parlamentarit të së majtës shqiptare, Gafurr Mazreku.

Kujtesa politike e Bashkisë së Hasit, e kryebashkiakut të saj në këtë mandat (2015-’19), nuk mund të jenë kaq e shkurtë, nuk munden të bajnë sikur nuk ka ndodhur asgja në pranverën e vitit 2002 (!) Atëhere, nji vit pas daljes nga burgu, antarësia e Partisë Socialiste të Hasit ia dha votën në shumicë Gafurr Mazrekut për ta (ri)zgjedhur kryetar të saj për rrethin e Hasit. Dhe ashtu ndodhi. Mirëpo, Komisioni i Garancive Statutore të PSSH në Tiranë në kohën e Fatos Nanos, e rrëzoi, e refuzoi nji vendim-marrje të tillë të PS-së së Hasit. Atëherit, ndërkohë kur as Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e pranoi Gafurr Mazrekun për kryetar të forcës së saj politike në PS-në e Hasit, atëherit me ç’llogjikë mund të votohet, zgjidhet e pranohet nga kryetari i sotëm i PS e kryeministri aktual Edi Rama, sidomos nga PD e Opozita Shqiptare, nga këshilltarët e qytetarët hasjanë, që të jetë sot apo në motmote “Qytetar Nderi” i Hasit (!)

Dje u publikua gjithandej në rrjete sociale Projekt/Vendimi i Bashkisë së Hasit për shpalljen “Qytetar Nderi” të Hasit të personalitetit lokal Gafurr Mazreku (pas vdekjes), ish-kryetar i PS e ish-deputet i Hasit, dhe pas vuajtjes së dënimit si atentator gjakatar e politik ndaj Azem Hajdarit, ishte dhe kryetar aktiv i komunës Fajza në Has (2003-’05) derisa nga goditja e nji infarkti ndrroi jetë papritun e në moshë të re, për çka ende ndjejmë keqardhje e rishprehim ngushëllime. Nuk po ndalem tek mbiemri i Mazrekut me disa gabime shkrimore, ndryshe nga identiteti i përhershëm në gjendjen civile: i’herë Mazrreku e i’herë tjetër Mazzreku, po ka dhe shkelje ligjore, e bash të Ligjit nr. 112/2013 (ndryshuar me Ligjin nr. 10/2015, dt. 19.02.2015) “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Shkelja e parë ligjore, mendoj se është qyshce në krye të shkresës, bash te data e saj: Has, më 14.05.208, që do të thotë, sipas nenit 18 të Ligjit, se “propozimi duhet të dërgohet jo më vonë se 90 ditë kalendarike përpara datës së propozuar për dhënien e titullit vendor të nderit” (që është caktue qershori 2018, e fiksueme data 18, e hana e tretë e këtij muaji të verës së hershme). Shkelja e dytë, te neni 17 e 19, në pikat përkatëse për antarët e afatet e mundshme të Komisionit Këshillimor në relacionin e firmat e tij për këtë dekorim bashki-këshilli bashkiak. Natyrisht, këto janë çështje jo themeltare, që kanë të bajnë me procedura e praktika ligjore e administrative, po nji përngutja e tillë edhe në Bashkinë e Hasit na ban me dyshue sadopak se mos kemi të bajmë me ndonjë strategji politike të dirigjuar, që kohët e fundit i ka shpeshtue sulmet ndaj emrit e veprave të Azem Hajdarit. Se me emrin e Azem Hajdarit lidhet Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90; Rrëzimi i rregjimit komunist në Shqipëri; Festa Zyrtare Kombëtare Dita e Rinisë-8 dhjetori i çdo viti; 12 Dhjetori ’90–Themelimi i PD-së; Lufta e tij politike për burgosjen e dënimet e disa figurave politike e shtetërore të rregjimit komunist; etj., çka do të thotë se lufta politike e hakmarrja ndaj tij do të jenë të shumkohëshme, nga të gjitha anët, me të gjitha mjetet e mundshme, edhe pas vdekjes së tij, edhe pas çdo lartësimi të tij me tituj, përmendore, etj.

Ligji në fjalë, neni 18, pika dh), kërkon nji “vërtetim se personi i propozuar nuk është dënuar ndonjëherë për shkelje të rënda të ligjit”. Çka do të thotë qartas se Gafurr Mazreku ka qënë një i dënuar nga drejtësia shqiptare e të gjitha niveleve të saj (ndonëse i amnistuar në ulje dënimi ndër vite e me disa vite, po i pafalur me dekret presidencial apo vendim gjygjësor të mavonshëm si i pafajshëm) për krimin e kryer me plagosje atentatore në Parlamentin Shqiptar të Azem Hajdarit, të cilit asokohe i rrezikoi jetën e përshpejtoi vdekjen. Pra, Mazreku dhe në pasvdekjen e tij, mbetet një personalitet lokal që ka kryer nji krim të tillë kriminal vrastar me pasoja e jehonë kombëtare, ndaj nuk mund të jetë moralisht e zyrtarisht “Qytetar Nderi” në asnjë bashki të Shqipërisë. E, të tilla raste të ngjashme si ky, ndoshta, nuk nderohen me të tillë tituj vendor (lokal) as në vende të “Botës së Tretë” apo të “Botës së Katërt”. Sigurisht, për personalitete të tilla si ky i Gafurr Mazrekut nga familjarët, miqtë e ndokush tjetër individ apo ent privat mundet t’iu bahen kangë, portrete në pikturë, shkrime në gazeta, monografi, filma dokumentarë, po nuk mund të shpallen “Qytetar Nderi” të Hasit.

Ky dekorim lokal bie ndesh dhe me nenin 3 të Ligjit, që përcakton “parimet e vlerësimit të kontributit, meritokracisë, transparencës dhe mirënjohjes publike” dhe për ata që shpallen “Qytetar Nderi” në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Natyrisht dhe Bashkia e Hasit. Pse? Se parimet dhe vlerësimet e kontributit për ata që kanë krye krime mbeten gjithnjë negative për atë pjesë të kohës e aktit të krimit, qoftë dhe pas vuajtjes së dënimit, të cilët si në rastin e Gafurr Mazrekut, që u zgjodh në funksione të pushtetit vendor si kryetar i komunës Fajza, po nuk u pranua si përfaqësues politik i PS të Hasit dhe aq ma tepër të jetë përfaqësues i qytetarisë hasjane e shqiptare, “Qytetar Nderi” i Bashkisë së Hasit! Sepse, asnjiherë dhe në asnjë kohë, krimi, nji krim i tillë, në kushte të tilla, nuk është “meritokraci”. Ligji e kërkon dhe transparencën, çka do të thotë se pas saj qëndrojnë faktet e lartcekuna. Ligji kërkon dhe “mirënjohje publike” çka do të thotë se krimi dhe ata që kanë krye krime të tilla nuk mund të marrin në kushte të tilla e kaq shpejt e në këso mënyrash mirënjohje publike qytetare si rasti i Gafurr Mazrekut për “Qytetar Nderi” i Hasit. Qytetaria nuk jep mirënjohje të tilla sepse i zbehen vlerat qytetarisë hasjane e shqiptare.

Në vjeshtën e mesme të vitit 1998, përplot 20 vite ma herët, Bashkia e Krumës –kryeqendra e rrethit (bashkisë së sotme) të Hasit, e zgjodhi Azem Hajdarin (pas vdekjes) “Qytetar Nderi” të saj, ashtu sikurse kryeqyteti i Shqipërisë –Tirana dhe bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Tropojës, Elbasanit, Vlorës, Peshkopisë, Mallakastrës, Kavajës, Libohovës, Lezhës, Beratit, Peqinit, Librazhdit, Lushnjes, Bulqizës, Fushë-Arrësit, Bilishtit, etj. Motivacioni i dekorimit të Azem Hajdarit me titullin “Qytetar Nderi” në Has (1998) ishte për kontributet e tij të njohura në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90–që çoi në përmbysjen e komunizmit dhe për meritat e tij të veçanta për Çështjen Kombëtare Shqiptare.
Tashti, ndonëse nja 20 vite ma vonë, a mundet Bashkia e Hasit që të shpallin “Qytetar Nderi” dhe atentatorin e tij kriminal, Gafurr Mazrekun (!) Kjo nuk ka ndodhur as në Amerikë në rastin e Linkolnit e atentatorit të tij Bothit. As në Shqipëri në rastin e Ahmet Zogut e atentatorit të tij matjan, Beqir Valterit. Kjo besoj se nuk ka ndodhur askund në botë dhe çuditërisht po don me ngjá në Bashkinë e Hasit (!)
Abraham Linkoln, 8 vjet para se të zgjidhej President i SHBA, i shkruante admiralit amerikan Millo për krijimin e një Shqipërie të Bashkuar, i cili e ka lanë trashëgimi një thanie që i shkon disi për shtat këtij shembëllimit të kritikueshëm e gjithsesi të parandalueshëm, në Bashkinë e Hasit: “Më mirë të qëndrosh i qetë dhe t’i bësh të tjerët të mendojnë që je budalla, sesa të flasësh dhe t’iu heqësh të gjitha dyshimet.“ Faktikisht po jetojmë në një “kohë të çmendur” që edhe të çmend…! Shembuj si ky i Hasit janë pjesë e çmendurisë sonë individuale e kolektive nëse i lejojmë ato të ngjasin prej nesh, mes nesh, prej (pa)dijenisë apo për fajësinë tonë!

Ramiz LUSHAJ

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 20:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...