Provokim i rëndë politik, vlerësimi i Mazrekut

Hënë, 18 June 2018 15:03

Përveçse një akt i pashembullt dhe kriminal vlerësimi Gafur Mazrekut, atentatorit të heroit Azem Hajdari është një provokim i rëndë politik nga ana e Edi Ramës.

Ky është një provokim i rëndë dhe paralajmëron konflikte të ashpra politike por edhe revoltë qytetare.

Azem Hajdari është një Hero i Demokracisë. Të gjithë shqiptarët, në të gjitha trojet e tyre etnike por edhe kudo ku jetojnë në botë e njohin dhe e vlerësojnë Azem Hajdarin si një Dëshmor të Kombit.

Çdo forcë politike në Shqipëri, çdo institucion, vendas apo ndërkombëtar, e ka njohur kontributin e jashtëzakonshëm të Hajdarit dhe ia  di vlerat. Madhështia e Azem Hajdari dhe veprës së tij në shërbim të kombit është një gjë për të cilën shqiptarët apo edhe politikanët (rrallë ndodh) kanë rënë në unison dakord.

Kryeministri ynë e di shumë mirë këtë. E di mirë edhe se çdo të thotë një provokim i tillë.

Rama e njeh mirë Gafurr Mazrekun, një kriminel dhe vrasës, me dyshime të forta për lidhje agjenturore me qarqet antishqiptare serbe.

Po pse Rama vendosi ta ndërmarrë një hap të tillë? A nuk e di ai rrezikun e këtij vendimi? Rama nuk mund të dalë jashtë planit të tij. Në të gjithë karrierën e vet dhe në çdo veprim që ka bërë ai ka treguar se është në shërbim të një misioni të caktuar, në shërbim të atit të tij biologjik Kristaq Rama dhe atij ideologjik, Enver Hoxha.

Ndaj edhe një herë duhet nënvizuar se vlerësimi i Mazrekut dhe tentative për të cenuar rëndë ndjeshmëritë e shqiptarëve Rama po ndërmerr një hap shumë të rrezikshëm përpara dhe duhet ndalur.

Një orë e më parë duhet të ketë reagime të ashpra nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Duhet ta thotë fjalën e tyre dhe ta dënojnë këtë akt Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Kuvendi i Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme dhe çdo institucion tjetër që ka përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin në këtë vend.

Edhe miqtë ndërkombëtarë apo përfaqësitë e huaja diplomatike do të duhet të shprehen.

Rama po mëton të krijojë vëllavrasje në vend. Duhet ndalur! /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 12:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...