Terrorizmi ushqehet në Tiranë!

Hënë, 18 June 2018 18:40

Nga Bujar Nishani

Të dashur miq, sot u krye akti politik që noterizoj një akt terrorizmi. Në botën e civilizuar terrorizmi është shfaqur në format nga më të ndryshmet.

Në Shqipërinë demokratike pas 50-vitesh të terrorit komunist ai u shfaq me vrasjen politike, në institucionet më të larta të shtetit, të liderit të lëvizjes demokratike për rrëzimin e diktaturës më të egër të Evropës së pasluftës, Azem Hajdarit.

Atentati për vrasjen e tij, në mesin e Parlamentit, në tribunën e fjalës së lirë ishte padyshim një akt i pastër terrorist.

Sot, pas dënimit ligjor që ky atentator bëri, ai nderohet zyrtarisht me medalje mirënjohje..

Sot terrorizmi noterohet me mirënjohje nga pushteti politik !!!

Nuk ka asnjë dyshim që idea djallëzore, dora e fshehur, synimi i poshtër ndodhet në mes të Tiranës dhe jo atje në Hasin e izoluar dhe varfëruar.

Noterizimi i aktit terrorist ndaj studentit liberator të lindjes së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipërinë post-diktaturë, konfirmon urrejtjen dhe revanshin e xhelatëve ndaj një populli që vendosi ti rrëzoj ata 25 vite më parë pas një kalvari gjysëm shekullor të pushtetit absolut e vrastar.

Ky provokim i ulët që në të vërtetë vjen nga mesi i bulevardit të Tiranës nuk është se motivohet nga “meraku” për militantët e tij në Has.

Ata mjeranë thjesht po keqpërdoren siç u kqpërdorën për 50 vite me rradhë që të justifikoheshin pushkatimet, burgosjet, interrnimet, shpronesimet, varferimi dhe shkaterrimi i genit të një populli të tërë.

Noterizimi që ju bë sot aktit terrorist ndaj tribunit të lirisë është “cartabianca” që pushteti po i jep goditjes terroriste ndaj opozitës politike.

Sot u dekonspirua publikisht platforma e urrejtjes ndaj modelit të një sistemi të lirë dhe demokratik.

Ky akt nuk mund të trajtohet si një limonadë e prishur në mes të zagushisë politike.

Sot, shqiptarët kanë më shumë se kurrë më parë, përgjegjësinë të bashkohen për të ndalur modelin e urrejtjes, terrorit, përçarjes, nënshtrimit, friksimit i cili synon të fsheh planin ogurzi të një copëtimit të ri të territorit shqiptar që po përgatitet në interes të ruajtjes së pushtetit të grabitjes, varfërimit dhe korrupsionit.

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...