Havzi Nela, një frymëzim lirie

Hënë, 18 June 2018 19:36

Nga Prof.Asoc.Dr. Shefqet Hoxha

Më 12 qershor 2018, u ngrit në qytetin e Kukësit, busti i poetit martir, Havzi Nela, Nderi i Kombit. Është një ditë e madhe!

Kam qenë moshatar me të, e kam njohur si mësues, kam përjetuar me dhimbje dënimin e tij, më 22 maj 1967 (15 heqje lirie), e kam parë edhe të varur më 10 gusht 1988, në një shesh të qytetit të Kukësit. Jam krenar, se fati e deshi të isha një ndër nismëtarët dhe organizatorët e ceremonisë mortore së bashku me të ndjerin Pjetër Arbnorin, në 5 vjetorin e varjes së tij, më 10 gusht 1993. Detyra që kisha atëbotë si Kryetar i Degës së Partisë Demokratike për Kukësin dhe si deputet i Lumës më patën obliguar të naltoja, siç e meritonte, kujtimin e tij përpara një tubimi të paparë mortor të përbërë me qytetarë e malësorë të zbritur nga viset e Lumës, Gorës, Hasit e Malziut. Qe një ceremoni madhështore, e papërsëritshme, e yshtur nga urrejtja për diktaturën e përmbysur, po sidomos nga dashuria dhe respekti për poetin anti-komunist, kundërshtar i hapët i vendimeve antikombëtare dhe antinjerëzore të Plenumit të Shkurtit 1966 të Partisë së Punës, njeriun e kalvareve të Spaçit, Qafë-Barit, Burrelit, Ballshit, Arrnit, etj., birin trim e të pamposhtur të Kollovozit, një ndër zgalemët që paralajmëruan frymën e lirisë dhe të demokracisë në rrethin e Kukësit.

Kortezhit stërmadh që mbajti para duerësh arkivolin e martirit në pesëvjetorin e varjes, nga Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina” deri në sheshin e përzishëm, te lapidari i qëndresës së Lumës më 1912, shprehu mirënjohjen – siç din malësia – ndaj këtij burri të madh që pat qëndruar i papërulur para litarit dhe kjo pat bërë me 1988 që në vend të frigës, siç patën menduar qeveritarët të kohës, të shartonte ndër banorët e këtyre anëve urrejtje e mllef të paparë ndaj ideatorëve të atij akti makabër, i cili qe guri i fundit kilometrik i barbarizmave komuniste mbi krahinën e Lumës që patën nisur në shtator 1944 me masakrën e kobshme të Buzmadhes.

Havzi Nela qe njeri i fjalës dhe i veprimit. Qe qëndrestar stoik me bindje që i pat kultivuar gjatë jetës 54 vjeçare (1934-1988). Këtë e tregon edhe vepra poetike e tij prej afro 5,500 vargjesh të skalitura në shtatë fletore me 101 fletë të qepura me penj të bardhe të zverdhur nga koha, dhe me epistolarin e ruajtur prej 47 letrash.

Krijimet letrare të Havzi Nelës (vjersha të shkurtra dhe poemtha) ku trajtohen tema patriotike, politike, të natyrës, familjare dhe të dashurisë, janë sa poetike aq rapsodike. Idetë që i përshkojnë përputhen me të dhënat e vjelura ndër kolegët dhe shokë vuajtjesh të tij, si dhe nga burimet arkivore të përbëra nga gjashtë dosje hetuesie dhe gjyqësore me 435 faqe.

Veprat poetike dhe epistolari i ruajtur i Havzi Nelës dëshmojnë formimin kulturor, politik dhe filozofik që pat farkuar qëndresën stoike, karakterin e pamposhtur dhe divizën morale jetësore të tij: “Unë i kam vu vetes si detyrë-pat shkruar ai-të ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, të ruej pastërtinë e shpirtit dhe të zemrës, si dhe fytyrën e papërlyeme, ashtu si dje jashtë dhe sot këtu brenda, të rroj si njeri dhe të vdes si njeri”.

Në një poezi pat shkruar:

“Thoni: desh, kërkoi lirinë

Si skifter në fluturim

Provoi prangat, t’errët qelinë

Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Dhe sot, në pragun e 30 vjetorit të varjes, këtij lumjani të mirë, këtij patrioti, demokrati, anti-komunisti dhe poeti martir, bashkia dhe populli i Kukësit po i blatojnë bustin e bronzët, i cili tregon se jo vetëm nuk e kemi harruar, por ai do të jetojë me ne për të përballur sfidat e kohës.

I paharruar kujtimi i tij.

(Fjala e mbajtur në ceremoninë e ngritjes së bustit të poetit martir, Havzi Nela,  në qytetin e Kukësit, më 12 qershor)

Modifikuar më Hënë, 18 June 2018 19:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...