Mazhoranca ka sjellë në parlament ligjin e turpit për shembjen e Teatrit Kombëtar. E ka sjellë me procedurë të përshpejtuar dhe kërkon ta kalojë sa më shpejt me shpresën se “turpi tri ditë zgjat”.
Por në fakt ajo që bën përshtypje dhe që në fakt përbën një skandal shumë të madh është fakti që titullarët e institucioneve përgjegjësi për këtë ligj nuk e kanë vënë firmën mbi të.
Ministri i Financave ia ka lënë zëvendësit të tij ta bëjë këtë. Kryeministri Rama gjithashtu. Firmën e rëndësishme e ka vënë zëvendëskryeministrja. Edhe kryetari i Bashkisë ka zgjedhur të mos lërë “gjurmë” dhe nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm, vetëm zëvendëskryetarët e Bashkisë e kanë bërë.
Rama, Veliaj dhe Ahmetaj po përpiqen ta vjedhin Teatrin Kombëtar dhe të shkatërrojnë kulturën shqiptare me firma zëvendëskryetarësh. Ose u vjen turp për atë që janë duke bërë dhe mendojnë se diellin do ta mbulojnë me shoshë ose nuk duan të lënë gjurmë sepse janë duke bërë një krim të rëndë.
Cilado qoftë arsyeja nuk mund të shpëtojnë. /55news.al/