Nga Xhemal Gjunkshi
Sheshi i teatrit kombëtar në Tiranë prej javësh është kthyer tashmë në një epiqendër të mbrojtjes, modelit të lirisë, përballjes midis qytetarëve me qeverinë dhe me kryeministrin arrogant, me ministren më famëkeqe të Kulturës së këtyre 28 viteve dhe me Kryetarin e Bashkisë që çdo ditë e më tepër e zëvendëson ministren në gjoja debatet dhe dëgjesat publike për teatrin.
Ndërkohë aleanca e qytetarëve për Teatrin ka hartuar dhe drejtuar një peticion organizmave më të lartë dhe vendimarrës apo ndikues të këtij vendi në mbrojtje të teatrit.Është thirrja më qytetare e bërë ndonjëherë për cështje me përmasa dhe rëndësi të tillë. Mos e anashkalo z. Kryeministër. Dëgjoje, se këmbanat bien për ty dhe kur nuk i dëgjon të ndjellin fatkeqësi. Ky është ligji i shkeljes në kallo.
Po në të njëjtën kohë fakte, dokumenta të vjetra dhe të reja tregojnë rëndësinë e votimit kundër të këtij projekt-ligji famëkeq qëështë sjellë sot në parlament. Trualli i teatrit kombëtar është një truall publik me mjaft vlerë për trashëgiminë dhe kryeqytetin dhe nuk mund ti vihet një cmim injorues, madje nga ana e vlerave shpirtërore nuk mund ti vihet asnjë çmim. Vetëm mafia e bën këtë që bëtë ju zoti Kryeministër.
I vendos një cmim injorues e zhvleftëson dhe më pas e përdor më qëllime kriminale. Deri tani keni bërë sikur, tashmë ke dalë hapur, tamam me këtë stil. Duke ndjekur edhe reagimet publike për këtë rast, vetvetiu lind pyetja: Ku janë ata që dikur ishin kundër shembjes së Piramidës, apo sot merren me statuse piktoreske mode nëpër fb e rrjete sociale, të ngopur si njerëz të vegjël me ndonjë post publik dhe tendera restaurimesh nga buxheti i shtetit.
Ku janë ata që kërkuan me aq elekuencë restaurimin e vilës 31?Mos vallë vila e Dikatorit ka më shumë vlerë dhe histori se sa teatri kombëtar?
Ku janë ata që quajnë objekte të një rëndësie të vecantë dhe firmosin për restaurimin e teatrit të operas dhe baletit, muzeun por jo teatrin kombëtar? Çfarë skenari fshihet pas tij?
Në shtator të vitit 2016, Zonja Kumbaro bëri një deklaratë për godinën e Teatrit Kombëtar duke u shprehur: “Nëse doni mendimin tim personal, sikur t’i heqim gjithçka mbart brenda godina e teatrit kombëtar, ajo është një godinë mëse mediokre!”. Dhe dikush e pyeti atëherë ministren: “Po nëse juve, ju vetë zonja Kumbaro, ju heqin historinë, kujtimet, ndjenjat që mbartni brenda; nëse do t’ju hiqnin shpirtin, çfarë do të mbetej prej jush?” Pse ministrja e kulturës e quan mediokër teatrin dhe e trajton atësi masturbinën që inaguruan, si turpin zëvendësues të teatrit? E dëgjuam atë dhe juve në inagurim.
Ishit më tepër se qesharakë. Ndaj dhe shoqëria ua gjeti direkt emrin e gjësë së re: MASTURBINA. Kështu e quajtën Art -Turbinën tuaj që smund të jetë aq publike sa Teatri Kombëtar.
Po cfarë e gjeti këtë vend nëse do kishte disa teatro? Po pse vendin e atij teatri me sharmin e cdo kohe nuk mund ta zëvëndësojë masturbina? Pa llogaritur pastaj pisllëqet e prapaskenave mafioze. Skenarët qëna servirni ju, shqiptarët më parëi kanë parë nëpër filma. Por edhe realitetet që servirni ju, janë realitete mafioze të kaluar kohe. Ndaj dhe trokitjen tuaj në portën e Europës nuk e dëgjuan disa shtete. E keni parë botën se çfarë bën për teatrot; të vjetër dhe të rinj, se çfarë bën për bibliotekat; ndaj dhe janë ata që janë sot?! Po Ne? Ne po e kthejmë historinë e teatrit tëri dhe bibliotekes së vjetër si pazarin e rrrobave të gabit, që papritur kthehet në dyqan firmash me 50 për qind zbritje.Ja këtë panoramë po krijoni Ju.
Europa mbylli portën, na la në prag, se ne kemi një qeveri që përmbyt bibliotekat, për një çmim sheshi, që shet tearin për një kullë. Që shet pronën publike që u përket brezave me një të lëvizur të gishtit. Ne kemi një qeveri qëtë vret natën e të qan ditën, që bën shumë zhurmë për asgjë.
E keni kthyer Shqipërinë në një skenë ku zhurmat fshehin krimet e vërteta tamam si në një tragje-komedi të lashtë. Ngele nëpër dëgjesa publike, në të vërtetëti po bën teatër.Teatrin e ke zhvendosur në rrugë.Ndaj dhe të duken qesharakë aktorët, sepse ti je vetëaktor, mëimiri në gënjeshtrën publike.Skenat e dëgjesave të tua janë kthyer si absurde të kohës sonë. Përmes tyre ti nxorre jashtë loje shoqërinë civile, njerëzit që kanë peshë dhe emër në këtë vend. I përdor ata dhe ata tërhiqen se mesa duket me të keqen nuk ia dalin dot. Merre më ngadalë zoti Kryeministër;
Kur qeveria është e prirur qëllimisht dhe haptazi me arrogancë dhe dhunë për t’i bërë keq vendit dhe qytetarisë, kjo e fundit del në sheshe.
Dhe sheshet kthehen në revolta që si ndal dot asnjë ligj dhe parlamenti. Historia e teatrit kombëtar tashmë nuk mund të jetë më vetëm cështje e aktorëve, spektatorëve, politikës.As vetëm juaja zoti kryeministër, as e pasuesit tuaj dhe as e ministers suaj. Tashmë kufijtë janë zgjeruar.Përmasa e saj sjell para syve tanë hashiqare një dukuri që po nuk u ndal sot, krijon precedentin më famëkeq të këtyre viteve; Grabitjen e pronës publike, cënon rëndë ligjshmërinë, të drejtën dhe lirinë qytetare, me firmën e vetë kryeminstrit. Ndaj mirë e kishte një anëtar aktiv i shoqërisë civile: Ktheje kaparin dhe mos e shemb teatrin. Ju mund të ndërtoni Masturbina, ti inaguroni ato, por kombit i duhet historia, I duhet shpirti dhe poia hoqët atë, nuk mbetet më asgjë.Mos u bëni si Ai i vilës 31, që shembi cdo gjë të shenjtë; po ai e mori hakën. Haka shkoi tei zoti.Vendi i tij sot është bosh në atë shesh të shëmtuar që ju ndërtuat pa funksionalizëm dhe pa shpirt. Ndaj dhe protestës më qytetare të bërë ndonjëherë duhet t’u bashkohemi të gjithë nën logon: Unë jam Teatri. Po Edhe unë jam Teatri. Kam ndjekur me vëmendje nisjen dhe vazhdimin e protestës, Ju hyni herë pas here në të, si Juda, bleni ndonjërin, manipuloni ndonjërin, tradhëtoni ndonjërin.Merrni në krah figura të shquara. I përdorni ata, ndonëse vetë ata nuk e kanë këtë qëllim, por ju jeni mësuar që këtë ta bëni mirë, Por aty ku prekni ju gjithcka thahet, prishet, dëmtohet, Shkatërrohet. Mos i vër duart, sytë dhe mendjen te figurat qëi kanë mbajtur shiprtin gjallë këtij kombi. Mos i shëmto ata se populli ido. Mos u kërko atyre firma për të justifikuar dhe për ta bërë fajin kolektiv. As këtij parlamenti.Kush voton sot është bashkëfajtor po aq sa ju.
Kauza për teatrinështë një kauzë qytetare dhe kauzat qytetare i fitojnë qytetarët jo Don Kishotët e historisë. Ju jeni mësuar të blini njerëz dhe vota, por nuk mund të blini dot kauza, ndonëse herë pas here jeni rrekur të bëni pis ndonjë figurë të shquar edhe të teatrit. Ndaj Jo shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndal ligjit që i hap rrugë shembjes së tij.Ligji me emrin Ramaështë një ligj antikushtetues, antikombëtar.
Përpos kësaj, Shqipëria jonë ka kaluar ditëtë zymta. Kurrë më parë nuk kam lexuar në fb statuse kaq të zymta, pa shpresë, pa dëshirën për të vazhduar.