Nga Aurel Plasari
Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë.
Dhe kjo mjafton.
Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, ‘Teatri është gracka...’, e ka thënë gjithçka.
Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.
Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij ‘Komedia e keqkuptimeve’, ‘Ëndrra e një nate vere’, etj.
Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese ‘The lust for power’.
E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku.
Mirëpo a i iket dot Shekspirit?
Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve-përshirë edhe time mbesë-from Shakespeare with love.