Nga Ylli Manjani
Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se ‘.... në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!’
Nuk është fare e vërtetë! Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru! Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht ‘Port of Montenegron’.
Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!
Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atë kohë e në këtë kohë) nuk morën dot asnjë masë!
Gjyqet civile që lidheshin me biznesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin! Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi.
(E reformës që DASH na e mbështeti)
Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun... Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!
I ndyrë sa më s’ka! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që biznesmenit të rrahur i çonin lule...
Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE!