Qindra milion për koncesione, asnjë qindarkë për një spot për Ethet e Nilit

Premte, 17 August 2018 17:46

Nga Petrit Vasili

Ethet e Nilit janë një kërcenim i qartë dhe serioz. Parandalimi është themeli i evitimit të rasteve fatale. Evropa mjekësorë, por edhe Ballkani në veçanti janë të shqetësuar seriozisht për këtë.

Ne të gjitha shtetet kufitare ka raste shfaqjeje ka dhe raste me humbje jete. Çfarë pret qeveria që të ndodhin vdekje dhe pastaj të bëjnë sikur qajnë e ngashërehen nga hidhërimi, komedi të cilën kjo qeveri e luan pacipesisht.

Qeveria, që bën spote dhe video pa fund edhe për një mur që lyhet diku apo për një rruajtje mjekre të kryeministrit ka mbyllur gojën.

Qeveria dhe ERTV nuk kane shpenzuar asnjë minute të vetme për të informuar apo sensibilizuar qytetaret.

Asnjë titullar i Ministrisë se Shëndetësisë nuk ka bere asnjë prononcim të vetëm zyrtar për këtë problem të rëndësishëm të shëndetit publik siç janë Ethet e Nilit Perëndimor.

Qeveria që shqyen qesen për koncesionet kursen edhe qindarkat dhe nuk bën një spot televiziv të vetëm informues për qytetarët.

Qeveria është memece se gjuhen ja shkulen koncesionet.

Papërgjegjshmëri dhe Injorance e tille nuk është parë në shëndetësi.

Respekt për punonjësit e shëndetit publik, që ndonëse pa përkrahje dhe të nënvlerësuar nga kjo qeveri injorante bëjnë punën e tyre me përkushtim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...