Reforma zgjedhore që kemi nevojë

Hënë, 20 August 2018 10:04

Nga Ylli Manjani

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër bindem me prova se zgjedhjet (dmth votimet) në Shqipëri janë të PANDERSHME (unfair).

Të lira ato janë. Zgjedhësit shkojnë vetë dhe lirisht votojnë ( megjithëse nuk zgjedhin). Edhe kur e shesin votën e bëjnë në liri të plotë. Pra liria në votime nuk mungon.

Edhe demokratike mund të themi se votimet janë. Gjithnjë marrin pjesë rreth 75-80% e atyre votuesve që jetojnë në Shqipëri. Në rezultante, mesazhi elektoral gjithnjë ka qenë i drejtë, pavarësisht devijimeve.

Por zgjedhjet/votimet janë thellësisht të pandershme. Vullneti i votuesve devijohet dukshëm nga sistemi zgjedhor (një faktor themelor); nga shitja e votës; si dhe nga vjedhja e vullnetit në numërim;

Sistemi zgjedhor aktual është hajni më i madh i vullnetit të votuesve! Në zgjedhjet e fundit PS ka marrë 48% të votuesve, por zotëron 53-56% të vendeve në parlament. 5-8% devijim nga vullneti i votuesve!

Sistem zgjedhor super mashtrues! Proporcionalisht, PS me votat që mori nuk mund të kishte më shumë se 69 deputetë, por sistemi i dha 74.

Super vjedhje e bërë me Kushtetutë! Diskutimi mbi shitjen e votës është me rëndësi për nderin e zgjedhjeve po aq sa dhe për nderin e votuesit.

Për definicion logjik, shitja e votës nuk është vjedhje. Ajo është një lloj prostitucioni elektoral, sepse votuesi (faqe zi) shet lirinë e tij/saj për të zgjedhur. Ndërsa klienti politikan (i pa fytyrë) blen lirinë e zgjedhjes përkundrejt çmimit!

Zgjedhjet e vjetshme prodhuan në fakt prostitucionin elektoral më të madh të të gjitha kohërave. Me gjithë këtë prostitucion, PS nuk mori 51%, por vetëm 48%.

Prandaj gjykoj që hajni më i madh është vetë sistemi zgjedhor. Sistemi “vodhi” gati 8% të vullnetit, ndërsa prostitucioni zëvendësoi konsumin politik të Rilindjes.

Prostitucioni elektoral do zgjidhet përfundimisht kur votuesi të bëhet zgjedhës. Por edhe shpeshtësia e zgjedhjeve mund të ulë fuqinë blerëse të votës.

Ideja e qeverive stabël dhe “të forta” duhet të marrë fund! Kjo ide është ushqyesja kryesore e krizës demokratike në vend.

Edhe ndryshimi i dhunshëm i vullnetit të votuesit në numërim është një formë e rëndë hajnie. Po të ishte në fuqi ligji i lashtë i Talionit (sy për sy) atyre numëruesve u duhej prerë dora publikisht. Sepse marrja përdhunisht e vullnetit të votuesit, është krim i rëndë ndaj thelbit të demokracisë!

Sidoqoftë në rezultante kjo vjedhje nuk është në përmasat e hajnisë së sistemit dhe prostitucionit politik të shit-blerjes.

Ndaj nëse realisht duhet bërë reformë zgjedhore, duhet ndryshuar SISTEMI ZGJEDHOR. Kjo është edhe më e thjeshta për t’u bërë. Mjafton dakordësia politike dhe teknikisht bëhet shumë kollaj.

Ideja e ndryshmit është që gjithkush duhet marrë aq pushtet sa i jep vota dhe jo formulat mashtruese. Ky është thelbi i reformës!

Pastaj vijnë të tjerat. Për fat të keq vetëm për këtë reformë nuk flitet

Flitet për çdo lloj shkence, që vetëm sjell komplikime dhe aspak për ndershmërinë e zgjedhjeve nga e cila vjen edhe ndershmëria politike.

Zgjedhjet e pandershme, pra me vullnet të devijuar prodhojnë përveç të tjerave, pushtet arrogant dhe opozitë të dobët.

Kështu do jetë gjithmonë nëse zgjedhjet nuk ndryshohet SISTEMI dhe votuesi të fillojë të ZGJEDHË dhe jo të prostituojë, qoftë edhe për arsye të varfërisë.

P.S. Jam për një sistem Proporcional Kombëtar. Është më i thjeshti, më i ndershmi dhe më përfaqësuesi. Ky është sistemi që mund të ndryshojë përfundimisht sjelljen arrogante të politikës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...