×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama dhe reforma në drejtësi, dy fatkeqësi kombëtare

E Enjte, 23 August 2018 14:31

Sot ne kemi në krye të vendit një rrezik kombëtar, një njeri që po e çon atdheun në shkatërrim.  Ky njeri që sa herë që flet mashtron, gënjeshtar profesionist, i korruptuar në qelizë. Hajdut në gjithçka të mundshme, duke filluar nga ikonat e deri te koncesionet qindra milionëshe euro.

Një maniak i lidhjeve të tij me krimin e organizuar që i ka bërë vendit dëmin më të madh dhe të parikuperueshëm. Po e çon të ardhmen e rinisë shqiptare drejt greminës së sigurt. 

Sot Shqipëria është në situatën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Sot shqiptarët jetojnë më keq për shkak se jeta është shtrenjtuar, e kanë të pamundur të sigurojnë bukën e gojës.

T’i numërosh të zezat këtij njeriu të duhet kohë e gjatë.  Ajo që ne duhet të kemi me të vërtetë shumë kujdes si shoqëri është se ‘de fakto’ ky njeri përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për  të gjithë shoqërinë shqiptare, për të gjithë kombin.

Shqipëria sot, nën drejtimin e këtij banditi jo vetëm kontrollohet nga bandat, por po ndërron edhe kursin historik, sot ka lidhje me të ngushta me Lindjen se sa me Perëndimin.

Por Ramës i është dhënë në dorë një armë shumë e madhe kohët e fundit, që është reforma në drejtësi.

Sigurisht që u nis si një shpresë e madhe për shqiptarët që më në fund panë një mundësi që të kenë një sistem të pavarur dhe tu rikthehej besimi të institucionet. Por në fakt çfarë ndodhi?

Reforma u kthye nga shpresë për ndryshim në një rrezik të madh kombëtar, në dorën e një fatkeqësie tjetër kombëtare, Ramës.  Me të gjitha qëllimet për ta zaptuar dhe për ta shpëtuar veten dhe bandat e tij nga drejtësia Rama po shfrytëzon këtë reformë, fatkeqësisht edhe me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve këtu në Tiranë.

Vettingu është një proces, jo vetëm i dështuar tashmë por që po e dëmton më shumë vendin.  Aplikimi i standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë pasur të ndryshëm është një prej fatkeqësive që ky sjell.

Rama po e përdor procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tij në sistemin e drejtësisë. Me këtë armë në dorë, ai po bëhet dyfish fatkeqësi për vendin. Shqiptarët do ta ndalin këtë narkokryeministër, një kryebandit, rreziku më i madh që shqiptarëve u është kanosur ndonjëherë. /Redaksionale

Modifikuar më Premte, 24 August 2018 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...