Anëtarësimet e reja në PS, përfundim më tragjik se hapja e Ramizit në ’89-n

Hënë, 03 September 2018 12:56

Nga Ilir Nikolla 

Sezoni i ri politik ka nisur me një listim hallesh për Edi Ramën. Pasi e mbylli stinën e kërcënimeve ndaj ministrave e kryebashkiakëve, që duket se s’e kanë kaluar notën në bllokun e Taulant Ballës, oborri i klientëve dhe i simpatizantëve që paguhen për të bërë atë punë, duket se nuk mjafton për t’u rikonfirmuar në zgjedhjet vendore të 2019-s. Tregu i marijuanës dhe parablerja e votave me sa duket nuk do të lejohet që të kryhen në shkallë masive, si në 2017-n, prandaj ideologët janë thirrur për ide kreative. Dhe ideja që ka pjellë mideja e paradhomës së kryeministrit është ajo e anëtarësimeve të reja, e thirrjes nën armë të subjekteve të reja, të cilat kanë qëndruar larg operacionit të shitblerjes së 2017-s, apo që kanë qenë prapa liste atëkohë, a pse kushtonin shumë, a pse ishin të panevojshëm.

“Anëtarësimet e reja” janë tëpkë xhaketa e vjetër e kthyer nga krahu tjetër. Kur plasi kriza ekonomike në regjimin diktatorial të Ramiz Alisë dhe kudo në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Durrës e gjetkë, muret e pallateve u mbushën me grafite kundër sistemit, regjimi u kandis të “liberalizonte” politikën e pranimeve në parti. Të pranojmë edhe anëtarë mbi 30 vjeç porositi Ramizi, të pranojmë edhe intelektualë e profesorë universiteti, bile të shtrihemi edhe tek ish-klasat e përmbysura, sepse gjaku i ri do të jetë shumë i nevojshëm për ditët e përplasjes së madhe. “Anëtarësimet e reja” janë barka e shpëtimit që kërkon Edi Rama për zgjedhjet e reja vendore. Ato janë horizonti i ri, pas të cilit fshihet një stinë e përgjakshme rekrutimesh, intimidimesh apo edhe larje hesapesh. Rekrutimet dhe intimidimet do kërkohen me forcë tek të paangazhuarit në administratë, tek elektorati gri apo historik i opozitës, ndërkohë që “detyra e shtëpisë” do të shërbejë edhe si alibi për një stinë larje hesapesh që pritet të shtrihet në të gjithë nomenklaturën e Partisë Socialiste.

“Anëtarësimet e reja” mund të klasifikohen si mungesë kreativiteti, në kushtet kur s’ka kurrfarë shprese për realizimin e projektit afatmesëm ekonomik, dhe kur teza e shantazhit ndaj Bashkimit Evropian nuk ka funksionuar. Shitblerja e territoreve ka dalë tashmë nga oborri privat i binomit Rama-Vuçiç, njeriu i Merkel Crichbaumm e bëri të qartë sot se siç po vazhdohet, mos t’i shkojë ndërmend kujt se do të marrin hapjen e negociatave apriori në 2019-n. Nga dëshpërimi riciklohen vetëm ide të vjetra, me shpresë se mund të regjistrojnë ndonjë rezultat të ri, në një epokë tjetër. Por “anëtarësimet e reja” janë thjesht një prelud i politikës izolacioniste që Edi Rama ka ndërmend të adaptojë pas shkatërrimit të zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe politikës ndëshkuese që BE pritet të vendosë në zbatim ndaj tij. Zgjerimi i “shokëve nën armë” mund t’ia ketë shpëtuar jetën Ramizit në kohët e turbullta të fillim viteve ’90, por përsëritja e tezës 30 vjet më vonë, ka rrezik të mos jetë karikatureske, por tragjike.   

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 18:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...