Tekste falas apo pa pagesë?

Tuesday, 04 September 2018 10:15

Nga Bardhyl Musai

Qeveria ka vendosur që këtë vit shkollor në klasat 1-4 të jepen tekstet “në përdorim falas”. Që në fillim duhet të sqaroj se këto tekste u jepen nxënësve nga buxheti i shtetit, arka e të cilit mbushet me paratë e taksapaguesve, prindërit e fëmijëve. Në një farë mënyre ato tekste janë paguar nga prindët, por në këtë rast shteti me shumën e vënë në dispozicion, ka rritur përqindjen e buxhetit të dedikuar për arsimin. Pra, këto tekste nuk janë falas, por pa pagesë.
Tekste pa pagesë, apo me pagesë të përshkallëzuar sipas amortizimit deri në vlerën e plotë pas disa përdorimesh, është trajtuar përpara 25 viteve, më 1993 nga Banka Botërore. Asokohe propozimi ishte ky: Të prodhoheshin tekste me cilësi shumë më të lartë se ekzistuesit në të tërë komponentët; letër, shtyp, lidhje dhe kapakë, pa lënë pas dore cilësinë e për rrjedhojë do të kishin një çmim disa herë më të lartë se të mëparshmit. Këto tekste do të përdoreshin disa vite dhe do u shiteshin nxënësve me çmim i cili zbriste nga viti në vit sipas shkallës së amortizimit. Në vitin e parë do të paguhej 50% e vlerës dhe do të zbriste për çdo përdorues deri në mbulimin e plotë të vlerës së tekstit.
Ekspertët e Bankës Botërore në mënyrë të vazhdueshme, bazuar në përvojat më të mira të kohës, u sugjeronin ministrave të arsimit, të cilët pasonin njëri-tjetrin por nuk vepronin, derisa në vitin 2003 u arrit të jepej Abetarja e klasës së parë, pa pagesë. Ky ishte një variant i përçudnuar i asaj që propozonte Banka Botërore dhe si i tillë nuk pati jetëgjatësi.
Kaluan disa vite dhe tani po vihet në zbatim kjo ide e kahershme, por e pamenduar, e nxituar, e pjesshme e cila më shumë ka karakter propagande se sa i shërben thelbit të skemës.
Që tekstet shkollore të jepen pa pagesë, është kontribut për cilësinë në arsim dhe lehtësim për barrën ekonomike të familjeve, por, që të ketë sukses, skema lipset të zbatohet e plotë në të gjithë aspektet e saj.
Tekstet u jepen fëmijëve të klasave 1-4, pa e mbyllur, të paktën, hallkën e arsimit fillor deri në klasën e 5-të.
Tekstet, të cilët supozohet se do të përdoren 3 vite, duhet të jenë me kapakë të fortë, me qepje ose ngjitës të cilësisë të lartë që të mos u shqiten fletët, cilësi letre e tillë që të mos dëmtojë sytë dhe aspak letër të riciklueshme, e cila edhe përdoret në tekstet aktuale shkollore, ngjyra që të mos u dalë boja etj.
Një arsye tjetër është se këto tekste do të shërbejnë më shumë si burime informacioni dhe do të jenë fletoret e punës e materiale të tjera ndihmëse mbi të cilat do të punojnë nxënësit, por këto janë me pagesë pasi nuk përfshihen në skemën e qeverisë.
Po ashtu, që tekstet të kenë kohë përdorimi sa më të gjatë, nxënësit edukohen për mirëmbajtjen e tyre, riparohen kur grisen apo shqiten padashur, gjë që ndodh në shkollat e vendeve të përparuara, por jo tek ne.
Që të mos dëmtohen librat, ata përdoren vetëm në klasë e jo të merren me vete në shtëpi. Por klasat tona nuk kanë dollapë të tillë për të mbajtur librat e nxënësve, e për më tepër, në shumicën e shkollave në qendrat urbane mësimi zhvillohet me dy ndërresa.
Që të funksionojë skema, çdo shkollë duhet të ketë depon e saj, pa lagështirë e pluhur, e sigurt dhe e mbrojtur, ku librat ruhen për t'u përdorur nga viti në vit.
Një arsye e fundit, por shumë e rëndësishme, është higjiena. Librat, duke u kapur me duar, e në jo pak raste për t’i shfletuar fëmijët i lagin gishtat me pështymë, bëhen burim sëmundjesh ngjitëse, për përdoruesit e tjerë më pas, kur ato janë të palara, kur në mjaft shkolla tualetet nuk plotësojnë kushtet minimale të higjienës dhe mungon uji i rrjedhshëm.
Arsyet e mësipërme janë kushte të nevojshme e të domosdoshme për t’u plotësuar që të funksionojë skema e dhënies së librave pa pagesë. Nëse kjo skemë do të funksionojë në vite, apo do të pësojë fatin e asaj të mëparshme, koha do ta tregojë.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...