Koment: Dёshtimi i referendumit nё Maqedoni njё mёsim i hidhur

Hënë, 01 October 2018 09:01

Pjesёmarrja e ulёt nё referendumin pёr emrin nё Maqedoni ёshtё njё pikёnisje e keqe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё vendit, mendon Adelheid Feilcke.  

Dёshtimi qartazi i referendumit nё Maqedoni si rrjedhojё e njё pjesёmarrjeje  shumё tё ulёt ёshtё njё mёsim i hidhur pёr shumё palë: Pёr qeverinё nё Shkup, pёr qeverinё nё Athinё, pёr mbёshtetёsit nё BE dhe nё NATO dhe pёr rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjё peshё tё veҁantё, prej tij varej diҁka e madhe: bёhej fjalё pёr emёrtimin e ri tё shtetit tё Ballkanit, pёr pajtimin me Greqinё dhe kёsisoj pёr anëtarёsimin nё NATO dhe nё BE, shkurt pra pёr tё ardhmen e republikёs sё vogёl nё bashkёsinё e shteteve dhe tё vlerave europiane dhe perёndimore.
Ende kёto nuk janё humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferёn nё popull, gjё qё tё fut nё mendime. Edhe pse tani shumё pёrpiqen ta zbukurojnё situatёn, pёr faktin se 90 pёrqind e votuesve u shprehёn pro, shumica e madhe nё vend heshti dhe bojkotoi nё mёnyrё aktive. E kёsisoj mungon miratimi i gjerё i shpresuar pёr njё proces, qё nё referendum kishte ndёrlidhur qartazi tre ҁёshtje tё sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё. Integrimi nё BE dhe nё NATO. Ndaj dёshtimi i referendumit ёshtё edhe njё sinjal paralajmёrues jo vetёm pёr zhvillimet nё vend, por edhe pёr orientimin e ardhshёm gjeopolitik tё Balllkanit.
Pavarёsisht mbёshtetjes masive nga politikanё tё nivelit tё lartё si kancelarja Merkel, presidenti i Kёshillit tё BE-sё Kurz, Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatё javёve tё fundit nuk ia arritёn ta mobilizojnё sa duhet popullin dhe ta bindin atё pёr avantazhet e marrёveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ёshё rezistenca e kundёrshtarёve, tё cilёt donin pjesёrisht tё ndёshkonin qeverinё dhe pjesёrisht tё mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon pёrҁarjen politike tё shoqёrisё maqedonase dhe njё pasiguri tё madhe lidhur me ҁёshtjen e identitetit kombёtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombёtare do tё pakёsoheshin nё favor tё njё perspektive europiane, nuk doli. Pёrkundrazi: konfrontimi edhe mё emocional pёr ҁёshtjen e emrit stilizohet si temё e kombit dhe identitetit maqedonas.
Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatё tё cilave brenda vendit dhe nё nivel ndёrkombёtar ёshtё bёrё shumё pak pёr ta zgjidhur grindjen mes Greqisё dhe Maqedonisё pёr emrin e Maqedonisё dhe trashёgiminё e perandorisё antike. Kёmbёngulja, frika dhe plagёt nё Shkup janё tё thella. Euforia e deritanishme pёr BE-nё dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.
Edhe nёse frikёrat prej influencёs ruse nuk u vёrtetuan nё referendum, narrativa antiperёndimore po zgjerohet. Lufta pёr kokat nё Maqedoni ёshtё nё kulmin e saj. Pas referendumit tё dёshtuar, kryeministri i Maqedonisё tani tё gjitha shpresat i var tek e vetmja kartё qё i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisё tё votojё pёr marrёveshjen me Greqinё, pёr tё cilёn janё tё nevojshme dy tё tretat e votave tё deputetёtve. Tё dielёn nё mbrёmje ai u bёri thirrje deputetёve tё opozitёs qё ta mbёshtesin. Nё rast tё kundёrt nё dhjetor do tё shpallen zgjedhjet e reja.
Partia nё opozitё VMRO DPMN triumfon pas dёshtimit tё referendumit dhe e shpall qeverinё e Zaevit e po ashtu edhe Marrёveshjen e Prespёs me Greqinё tё dёshtuar. Pavarёsisht pёrbetimit, se ёshtё gjithashtu pёr integrimin nё BE dhe nё NATO, opozita tregohet lidhur me ҁёshtjen e emrit e palёkundshme dhe pas suksesit tё bojkotit tё sotёm e inkurajuar.
Me luftrat nё politikёn e brendёshme ajo po mban peng tё gjithё vendin. Ajo qё duket e pamundur duhet tё ndodhё tani, disa deputetё nga radhёt e opozitёs duhet tё ndryshojnё mendjen pёr arritjen e shumicёs sё nevojshme tё dy tё tretave. Nё rast tё kundёrt marrёveshja me Greqinё ёshtё e dёshtuar, antarёsimi nё NATO dhe nё BE do tё jetё sёrish i largёt. Pasojat pёr Maqedoninё do tё ishin fatale. E ardhmja e vendit sёrish do tё jetё mё shumё se e pasigurtё.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...