Qeveria dhe gënjeshtrat e Xhisielës për të fshehur ngjarjen

Tuesday, 02 October 2018 11:28

Ngjarja me djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rajës, i cili u denoncua se ka përdhunuar dhe dhunuar një vajzë tashmë për disa ditë ka qenë në qendër të opinion publik. 

E gjitha historia nisi kur në media u publikua një intervistë e një oficeri policie, ku denonconte se ishte kërcënuar pasi kishte nisur të hetonte ngjarjen e denoncuar nga vajza Xhisiela Maloku, për dhunën që i kishte bërë djali i deputetit të Fushë-Krujës.

Ngjarja në fjalë është shoqëruar me gënjeshtra të shumta nga ana e shtetit, duke nisur nga Policia e Shtetit e deri tek kryeministri Edi Rama, i cili ka hedhur akuza edhe ndaj denoncuesit të kësaj ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar. 

Rama dhe Policia e Shtetit dolën në mediat duke thënë se blutë kanë zbatuar vetëm ligjin, por ndërsa lidhur me këtë ngjarje është nën hetim një oficer i policisë gjyqësore.

Po ashtu, vetëm një muaj pas ngjarjes, kur kjo u bë mediatike, ekspertiza mjeko-ligjore është dërguar tek prokurori. 

Pas të gjitha këtyre, si edhe pas presionit të publikut, djali i deputetit të PS-së, u vu në pranga. Por, ajo çfarë ka shokuar opinionin publik ishte intervista që vetë Xhisiela Maloku dhënë mbrëmë në Top Channel.

Nuk duhet shumë mend për të kuptuar se ajo është e trembur dhe e kërcënuar që të thoshte vetëm ato që i ishin thënë për të deklaruar në media. 

Kishte shume raste ku nga paniku, si edhe nga frika nuk mbante mend çfarë thoshte, e ndërsa gazetarët e kanë kapur shumë herë duke gënjyer.

Madje, pas intervistës në Top Channel, Xhisiela u pa edhe në TV Klan, duke thënë se intervista e saj në Top Channel, ishte manipuluar. 

Në të dyja intervistat, halli më i madh i Xhisielës, nuk ishte vetë ajo, apo familja e saj, por ishte ideja për të thënë se nuk e kishte kërcënuar Rexhep Rrahja si dhe familja e tij.

Që këtu, nuk ka më nevojë për koment për të vërtetuar se ajo ishte nën kërcënim, madje linte të kuptohej se i kishin marrë peng familjen. Kjo është ngjarja ku mundesh të thuash me plotë gojën se kjo qeveri është e kapur nga krimi dhe bandat.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 21:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...