Zjarri kërcënon Maqedoninë

E mërkurë, 10 October 2018 18:35

Djegja e xhamisë së Carshisë në Prilep përpara njëzet vjetësh në sy të opinionit dhe mosinteresimi i shtetit për t’a revitalizuar atë, si edhe shkrumbosja e  xhamisë së Erekovcit, janë vetëm forma të dukshme të zjarrëvënies që po i kërcënohet Maqedonisë..

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Në këto ditë postreferendumiane në të cilat Maqedonia po përpiqet me qykë të zorit të gjejë çelësin kahmoti të humbur  për hapjen e portave europiane, dikush ia vuri zjarrin xhamisë 350 vjeçare të fshatit Erekovc të Prilepit.Po përkujtoj të gjithë ata që po synojnë Evropën se aty, po të digjej edhe një toalet publik që është i vjetër 350 vjetë, do bëhej nami, e  lere më të digjet një shtëpi e Zotit, një xhami, një kishë, një sinagogë.Një akt i këtillë në Evropë konsiderohet akt vandal që ka për qëllim të nxitë trazira ndërfetare dhe paraqet diskriminim të një komuniteti fetar apo etnik.

Ashtu është në Evropë , por nuk është si duket ashtu edhe në Maqedoni sepse këtu si diçka e vjetër konsiderohen vetëm pallatet sa të frikshme aq edhe qesharake të ndërtuara para disa vjetësh nga stiropori.Për më keq, zjarrvënësit që po e djegin Maqedoninë, seriozisht mendojnë se para 350 vjetësh në Maqedoni kanë ekzistuar  vetëm maqedonasit dhe – arushat.Dhe, ndoshta për këtë shkak kishin vendosur të ndërtojnë një Maqedoni të vjetër prej stiropori por duke i zhdukur sistematikisht arinjtë se, elbete, mos po dëshmojnë ato të shkretat se të parët e tyre, duke kërkuar ushqim, kishin hasur në do objekte prej gurri, prej tullave, të mbuluara me tjegulla.Të jeni të sigurtë se arushat janë dëshmitare shumë më të besueshme se stiropori.

Përtej ironisë dhe sarkazmës, duhet thënë se është tej mase e dhembshme heshtja e përgjithshme që mbuloi aktin e fundit vandal. Heshtën pushtetarët, heshtën partitë politike, heshtën pozitë e opozitë, heshti policia. As gëk, as mëk lidhur me një akt i cili qartazi paraqet hudhje benzinë në zjarrin e marrëdhënieve edhe ashtu jo fortë të mira ndëretnike e ndërfetare. Dhe,s’ka dyshim se zjarrvënësit atë qëllim kanë, pra kanë për qëllim të rritin tensionimet e të shtojnë pakënaqësinë te një pjesë e popullatës, pakënaqësi kjo që në fund të ditës medoemos do i adresohet pushtetit aktual.

Por ç’patën që heshtën pushtetarët aktualë të cilët do duhej të jenë të vetëdijshëm se uniteti i popullit dhe përkrahja ndaj politikave aktuale mundë të fitohet vetëm me qëndrime korekte ndaj të gjithëve, ndaj çdokujt që jeton në Maqedoni. C’patën që heshtën mediat në gjuhën maqedonase prej të parës deri te e fundit. A do të tërheqeshin në këtë heshtje simptomatike këta pushtetarë dhe këto media nëse do digjej një manastir apo një kishë e ndërtuar prej stiropori?. A mos po mendojnë, edhe pushtetarët, edhe mediat, se shqiptarët dhe muslimanët e Maqedonisë janë akoma ata të kohëve kur  çdo ngritje e zërit të tyre sanksionohej me kërbaç ? Nëse ata vazhdojnë t’I konceptojnë shqiptarët dhe muslimanët në përgjithësi si një të keqe që duhet të durohet prej zorit, nëse akoma mendojnë për ne se jemi vetëm një turmë që vazhdimisht diçka po kërkon dhe maqedonasit vazhdimisht po detyrohen të n’a japin diçka, atëherë po e them pa hezitim se janë bashkëpjesëmarrës në zjarrvënien që po i kanoset Maqedonisë .

Sepse, djegja e xhamisë së Carshisë në Prilep tani e njëzet vjetë përpara në sy të opinionit dhe mosinteresimi i shtetit për t’a revitalizuar atë, si edhe shkrumbosja e  xhamisë së Erekovcit, janë vetëm forma të dukshme të zjarrëvënies. Ama, edhe një film, një gjykim i montuar, një vrasje e pandriçuar, një trajtim diskriminues në spital, paraqesin akte të zjarrëvënies. Kjo mendësi e heshtjes para fenomenit të diskriminimit të kujtdoqoftë në shoqëri, përfundimisht nuk është ajo që të shpie drejtë integrimeve evroatlantike, andaj edhe nuk duhet të habiten ata që aq shumë u habitën nga mosdalja masive e shqiptarëve në referendum në disa njësi zgjedhore. Më jep që të të jap, është parimi që mbisundon te elektorati  në botën e civilizuar dhe aty nuk mundë të marrësh gjithçka e të mos japësh asgjë. Dhe, aty keqbërësit e kanë vendin e tyre të qëndrimit nga i cili nuk lëvizin gjatë kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...