×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama, një kryeministër i shpallur "në kërkim"

Hënë, 22 October 2018 18:31

Arrestimet e fundit në Shqipëri të bandave të drogës nuk kanë aspak lidhje punën e Ramës as me punën e Xhafës. Përveç dekonspirimit që u bëhet këtyre operacioneve, siç ndodhi me Lul Berishën që mori arratinë qëkur Rama kullonte nga djersët, policia thjesht po del në deklarata për shtyp si për të marrë meritat e një operacioni të filluar përtej Atlantikut e koordinuar në Berlin.

Zbarkimi i DEA-s dhe shërbimeve gjermanë në Shqipëri për të çmontuar një tjetër fabrikë droge, është një formë “shpallje në kërkim” edhe për kryeministrin. Vendi është shpallur “skenë krimi” nga shërbimet e huaja dhe dora e tyre po nxjerr kallëp një kontingjent kriminal që dikush e shihte të harruar në kohët e 1997. Na rezulton, sikurse ka denoncuar Opozita, se në Shqipëri paskemi një fole termitesh me trafikantë, të lidhura me kupola botërore të narko-trafikut.

Rënia e narko-deputetëve për të kulmuar me demaskimin e Sajmir Tahirit si dirigjent i trafikut të hashashit ishte thjesht fillimi i një hetimi ndërkombëtar të papërfunduar ende. Kur për një kioskë duhet të marrësh leje në 10 zyra, kuptohet se për një fabrikë droge miratimi duhet dhënë me ferman kryeministror. E ndërsa në Shqipëri raportohet u kap ky e kap ai, në radarët e ndërkombëtarëve rezulton të jetë kapur vetëm një dhe ai është Edi Rama.

Në raportet me ndërkombëtare, ndonëse duhet t’ja njohim suksesin e korrur në fillimet e qeverisjes, falë mbështetjes së Sorosit, Rama i sotëm e humbi bastin me ndërkombëtarët.

Tani Ramës i kuptohet edhe roli i hirushes me atlete të bardha kur rrekej t’i vidhte spikamën liderëve botërore nëpër forume ndërkombëtare. Atij i kuptohej sepse me ato ç’kanë lexuar ndërkombëtarët për qeverisjen e tij, si nyja evropiane e kokainës kolumbiane dhe opiumit afgan, duhet të luante rolin e palaços, të njeriut që është aq politikisht laskar, saqë është i paaftë për t’u marrë me drogë. Shihni reagimin e tij para dhe pas arrestimeve. Një javë para nxinte dhe nuk dallohej a ishte njeri apo manekin nga zverdhja ndërsa pas arrestimeve, reagimet e tij janë plot qesëndi  dhe artificiale gjoja për të treguar distancën nga bandat e drogës. “Lufta kundër kriminelëve dhe të korruptuarve do të përshkallëzohet më tej, pa dallim feje, krahine, ideje”, shkruan ai duke cituar programin e Konferencës së Pezës.

Për shërbimet e huaja, fotoja e Ramës është venë në krye të skemës së organizatës kriminale në Shqipëri dhe konfiskimet pasurive të bandave, nuk janë vilat apo hotelet, por pasuria më e madhe e tyre është qeveria e Ramës.  Ajo duhet sekuestruar!

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...