Zhbërësi i bibliotekës

Hënë, 12 November 2018 17:17

Nga Qemal SAKAJEVA

Le ta quajmë zhbërës, përderisa biblioteka ka bërës.

Bëhet si orendi.  Mbushet me libra gjatë jetës. Krijohet me pasion nga domosdoshmëria për lexim. Ky, pra, zhbërësi i bibliotekës, pati thënë dikur ndër miq, ndoshta edhe me krenari se, “ në familjen time kam dy thesare të çmuara: djalin e vetëm dhe bibliotekën e madhe”.

Kur u futën komjuterat në Shqipëri, edhe pse në moshë të papërshtatshme sa duhet, e mësoi ta përdorte, dhe me komjuterin personal , me nge dhe durim, bibiotekën e  bëri të kohës. Gjithë pasurinë e inventarizoi  mbi kritere profesionale dhe çfarëdo që i duhej mund ta kishte në shërbim lehtësisht dhe shpejtë.

Pikërisht këtë njeri, disa vite pasi kishte dalë në pension dhe e pati marrë veten nga një ndërhyrje në zemër me dy bypass-e, e ndesha diku, me një qese plastike në dorë brenda së cilës rëndonin disa  libra të hollë,  si kartolina për urim festash.

-Për ku kështu?

-Po i çoi këto libra për fëmijë te një shkollë.

-Po i dhuron?

Pa me vështrim të përqëndruar. U mendua pak sekonda, të fliste a të shkonte. Ndoshta nga droja mos shfaqte gjendje shpirtërore të papërshtatshme.

-Po e shpërbëjë bibliotekën, - tha më të fundit.

-Ç’ do me thënë po e zhbën?!

Pasi kishte arsyetuar  gjatë, pati gjykuar  si më të vlefshme të hynte në lidhje me miq, shokë, të njohur, individë të dhënë pas librit, familje që kishin lidhje me përmbajtjen e një botimi të caktuar, shkollat që i kishte më për zemër, qytetin prej nga kishte ardhur, autorë, bukinistë, dhe pikërisht këtyre, pasi ishte marrë vesh me secilin, u linte takime për t’ua falur librat, ndërsa më parë, në tabelën e inventarizimit kompjuterik kishte shënuar emrin dhe adresën e atij që i merrte , si dhe datën. Kjo punë e mundimshme kërkonte angazhim, komunikim, kohë, por ishte këmbëngulës deri sa ta çonte në fund. Faljen e bibliotekës libër pas libri e kryente me po atë pasion siç e pati krijuar libër pas libri.

-Ti, dikur thoshe, që, ndër dy  thesaret e çmuara, ke djalin. Kjo që po bën, a mos do të thotë se ke rënë në dëshpërim?

Ai e kishte hapur gojën dhe mbeti peng i fjalës së vet. Përderisa për bibliotekën rrëfeu punën  për dhurimin e saj, nuk mund të heshtte as për djalin.

- Thesari më  i madh i familjes - Djali, tani është thesar  i zakonshëm i Amerikës. Ai ka vite i emigruar atje. Është martuar me amerikane. Fëmijët nuk flasin shqip. E çfarë u duhet atyre biblioteka ime, edhe sikur të mund të mbartej?! Sa të shkojnë dëm, librat po i fal me dorën time.

Të dy pasuritë iu hapërdanë nëpër Shqipëri dhe deri  në Amerikë.  Pas zhbërjes u ndje më i vetmuar. Edhe emrat e autorëve e titujt e librave “emigruan” ... në kthinën e padukshme të kujtesës së kompjuterit.

“Na ishte njëherë vetja ime..”, tha dhe shkoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...