Serbia jep 50 milionë dollarë për lobimin e çështjes së kufijve

E mërkurë, 28 November 2018 20:25

Paraja është arma më e re që Serbia ka zgjedhur për të plotësuar ëndrrën e saj të kahershme atë të “Serbisë së Madhe”. 55news mëson se një fond prej 50 milionë dollarësh është vendosur për të sponsorizuar, politikanë, diplomatë, media dhe organizata joqeveritare që Serbia të arrijë qëllimin e saj, ndryshimin e kufijve.
Serbia ende nuk e ka harruar idenë e Serbisë së Madhe dhe këtë herë ka zgjedhur mënyrë më të sofistikuar. Kjo është një zgjedhje e re pasi luftërat nuk dhanë rezultat dhe është koha e lobimit, përtej rregullave diplomatike.
Dihet qartë se ka korridore antishqiptare , sigurisht që ka edhe korridore pro serbe historike dhe bashkëkohore.
Madje ka disa deputetë në shtetet mike të Kosovës të cilët tashmë po e përkrahin idenë e ndryshimit të kufijve. Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të deputetëve të caktuar, shtetet mike të Kosovës, veçanërisht SHBA, vazhdojnë ta kundërshtojnë idenë e ndarjes, duke thënë se ajo do të krijonte potencial për efekte destabilizuese në rajon dhe përtej tij.
Disbursimi i këtij fondi madhor tregon interesin e madh që Serbia ka për copëtimin e Kosovës. Prandaj politika kosovare duhet të jetë e para në alert për lëvizjen më të fundit të Serbisë.

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 12:06
Login to post comments