Batërdi dhe tendera!

Hënë, 03 December 2018 19:38

Të veshur mirë, pasi përgatitën rolet në provën gjenerale pak orë përpara se të niste kuvendi, mazhoranca shkoi të votonte buxhetin PPP në kuvend. Pasi i telendisën shqiptarët me taksa të lloj-llojshme që nga buxheti 2014, qeveria solli në kuvend një buxhet pa krye e pa fund.

Për vitin e ardhshëm përveç parave për propagandë do të kemi para vetëm për projektet PPP që do t’i shkojnë oligarkëve. Vlera e PPP-ve do të shkojë 3 miliardë euro duke e çuar borxhin publik në mbi 80% të PBB-së. Oligarkët pasurohen ndërsa shqiptarët punojnë për të paguar taksat, tarifat dhe shërbimet që rriten përditë.

Paketa Fiskale vazhdon të konfirmojë traditën e shëmtuar dhe pa bereqet të taksave që rriten në kurriz të biznesit. Synimi është tanimë i qartë; të shkatërrohet tregu për t’u monopolizuar në duart e bizneseve pranë qeverisë. Shqiptarët varfërohen, 50 biznese në ditë mbyllen, 1 në tetë shqiptarë largohet nga vendi ndërsa mazhoranca miraton vendosjen e taksës për një sërë biznesesh të tjera.

Batërdi dhe tendera. Kjo është fabula e buxhetit 2019.

Login to post comments