Nga Pedagoge Entela Kasi/
Vetëm ju mund të bëni ndryshimin!
Mos lejoni asnjë parti politike të afrohet tek ju, mos lejoni asnjë nga ata të ashtuquajturit 'shoqëri civile' të cilët prej vjetësh kanë qenë në shërbim të klasës politike shqiptare për interesa meskine. Mos lejoni të afrohen pranë jush ajo pjesë e inkriminuar e stafeve arsimore të cilët ju kanë bërë presion dhe ju kanë vjedhur paratë e familjeve tuaja.
Kërkoni mbështetjen e popullit, familjeve dhe intelektualëve me integritet, sepse vetëm kështu mundeni të bashkoni Shqiptarët për një Shqipëri me dinjitet!
Ju jeni e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendit tonë që ka gjithë pasuritë natyrore por mbetet një prej vendeve më të varfra të Ballkanit.
#meJu!
Entela Kasi
Pedagoge
Presidente e Albanian PEN Center
Qendër e PEN International në Shqipëri