Rama do të marrë edhe protestën me koncesion

Hënë, 10 December 2018 18:43

Rama sot doli në atë që gjoja e quajti komunikim me studentët, por që në fakt ishte thjesht dhe vetëm një monolog shumë i ndyrë, një tentativë e dështuar për të manipuluar gjithçka rreth protestës së studentëve shqiptarë.

Një herë duke i kërcënuar, një herë duke bërë sikur i ofronte më shumë seç kërkojnë, një duke bërë të përulurin nga frika Rama po tenton që edhe ëndrrën e studentëve, të cilët kanë vendosur ta marrin në duart e tyre të ardhmen, protestën e tyre ta marrë me koncesion.

Pasi hodhi të gjithë falangat mjaftiste dhe neokomuniste dhe e pa që nuk i mposhti dot dhe nuk i përçau aspak studentët, përkundrazi i bëri edhe më të bashkuar, tani kërkon për të zbutur situatën, të bëjë sikur lëshon ca koncesione.

Por studentët e njohin mirë Ramën dhe falangat e tij. Atë e dinë shumë mirë se si funksionon ky kryemashtrues.

Ai mashtroi të gjithë popullin shqiptar, në bashkëpunim të ngushtë me larvën Veliaj, kur ky i fundit ishte ministër i Mirëqenies Sociale.

Të dy bashkë premtuan me hapjen e vendeve të reja të punës dhe harxhuan miliona nga paratë e shqiptarëve dhe të vetmit që u punësuan ishin rilindësit që zunë karriget në zyrat e reja të gjoja punësimit.

Në tentativën e tij të mbushur nga njëra anë prej frikës ndaj pastërtisë së studentëve dhe nga ana tjetër sepse revolta po i vjen nga të gjitha anët në zyrën e tij Rama po mendon edhe një herë propagandën e tij të dalë boje dhe të zbusë tonet.

 “Nëse ulemi për dialog: Tarifat: mund te bëjmë me shume se përgjysmim te tarifave. Përveç përgjysmimit, ne baze te meritokracisë  mund tu ofrojmë falas tarifat (subvencion 100%) atyre që janë në ndihme ekonomike dhe atyre që janë me 9 dhe 10”, ka thënë sot ky Kryeministër i rënduar shumë. Por e pastër dhe e menjëhershme ishte përgjigja e studentëve: Realizo kërkesat, ne këtu na ke në shesh. 55news.al

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 19:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...