Trump : Ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë sovranitetin e Amerikës një burokracie globale të pazgjedhur dhe të papërgjegjshme

Premte, 14 December 2018 09:07

Ne një shkrim tejet interesant të botuar në faqen e facebook të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë , mbi konceptet e sovranitetit dhe të nacionalizmit, kishte gjithashtu deklarata dhe qëndrime te Presidentit të SHBA, Trump dhe Sekretarit të Shtetit Pompeo mbi këto çështje.

Por gjatë gjithë atij shkrimi, le ta quajmë të tillë, të binte ne sy një deklaratë e rëndësishme e Presientit Trump në OKB: Ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë sovranitetin e Amerikës një burokracie globale të pazgjedhur dhe të papërgjegjshme!
Një deklaratë e cila në fakt nuk është thjesht një fjali, është një vizion. Po të kemi parasysh fjalimin e Presidentit Trump në ceremoninë e inaugurimit në 20 Janar 2016 , dhe ta lidhim sërish me ketë qëndrim tejet interesant të tij , linja është e njëjtë , por mbi të gjitha është një fjali qe ai po mban për të marre një kthesë të fuqishme në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , në marrëdhëniet e saj me superfuqi si Kina e Rusia, por pa harruar rëndësinë e madhe qe ka Europa ne ketë politike.
Kjo fjali është një kambanë e rëndësishme për një lloj establishmenti, një lloj burokracie te pazgjedhur e të papërgjegjshme e cila ka dekada me influencën e saj në Europë ku ka dhe fije tejet influente dhe në BE , por që disa vizione e strategji të saj kanë rezultuar të jenë në kundërshtim të plotë me vlerat amerikane dhe me mendjet e ndritura të demokracisë më të përparuar në botë.
Shqipëria, sidomos në këto 6 vitet e fundit ka qenë një territor loje për ketë burokraci të pazgjedhur dhe loja që është luajtur këtu dhe në Rajonin e Ballkanit. Një vend i vogël por me rendësi të madhe gjeostrategjike për shkak të pozicionit gjeografik, nga kjo burokraci e pazgjedhur dhe e papërgjegjshme është trajtuar pak si një lodër ne duart e saj dhe te lojtarëve të saj aparteide në politikën e vendit.
Duke nisur që nga politika e saj e brendshme e deri ne marrëdhëniet e këtyre aparteideve në rajon e më gjerë, kjo loje ka rezultuar një dizastër. Kryeaparteidi dhe kryeministri i vendit Edi Rama si lojtar i rëndësishëm i kësaj burokracie të pazgjedhur e të papërgjegjshme siç është George Sorors e fondacioni i tij, pasi e trajtuan, Shqipërinë e shqiptarët si kavie laboratori , tani kane nisur me Kosovën dhe trajtimin e saj si një plaçke lufte e cila duhet ndarë sipas vizionit të kësaj burokracie të pazgjedhur e të papërgjegjshme. Shqipëria u boshatis. Vetëm 24 ore me pare institucioni prestigjioz i sondazheve Gallup, deklaroi se 1.7 milion shqiptarë duan te lënë vendin. Krimi i organizuar , pasi kanabizoi vendin dhe pasi mori pikat kyçe te trafikimit të heroinës e sidomos kokainës, ca përfaqësues të vet i veshi me kollare e kostum e i nisi në parlament. Gjendja ekonomike është një humnerë e pafund dhe mjafton të thuash që borxhi ka kaluar 83% e GDP. Le ta trumbetojnë sa të duan Reformën në Drejtësi ajo u katandis ne një iniciativë private të kësaj burokracie të pazgjedhur e ta papërgjegjshme , KLP e KLGJ rezultojnë dy institucione të dyshimta me personat e infiltruar aty dhe shumë shpejt do të shohim gjuetinë e shtrigave siç e pame me vettingun.
Tani pasi mbaruan me çdo të keqe që mund ti bëhej këtij vendi deri në boshatisje, dhe këta qe do rrinin të kënaqeshin me gjysmë dollari në ditë, ia nisën me Kosovën
Kjo burokraci e pazgjedhur dhe e papërgjegjshme , me lojtar kryeministrin shqiptar dhe kukullat e tjera në rajon , filluan planin e Kosovës. Por, kjo fjali e Presidentit Trump vjen në momentin e duhur dhe i një rreze shpresë për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë faktorin shqiptar në Ballkan. Ne i jemi mirënjohës pa fund SHBA dhe i detyrohemi asaj egzistencën tonë. Por, i detyrohemi SHBA-së mendjeve të saj të ndritura politikës tradicionale dhe vlerave amerikane , kurrsesi burokracive globale të pazgjedhura dhe të papërgjegjshme , kur jo pak herë jemi gjendur në qendër te ciklonit të tyre.
Kryeministri dhe krye aparteidi Rama dhe partnerët e tij në lojëra të tilla bëjnë mirë ta lexojnë me vëmendje ketë fjali : Ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë sovranitetin e Amerikës një burokracie globale të pazgjedhur dhe të papërgjegjshme!

Modifikuar më Premte, 14 December 2018 15:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...