Plagjiaturë e idesë së akademikut Dobrica Qosiç

Saturday, 15 December 2018 17:40

Nga Qemal Sakajeva/ 

Treshja është kthyer në vitin  2004

Entuziazmi i natyrshëm për shndërrimin e FSK në Ushtri të Kosovës, e miratuar  në Kuvend më 14 dhjetor 20018, si dhe deklaratat marroke të Serbisë, Rusisë, por edhe aty-këtu në Perëndim, se kjo ushtri rrezikon popullin serb,  se kjo ushtri mund të fillojë luftën, apo se formimi i kësaj ushtrie është i gabuar, e të tjera pikëpamje të ngjashme, nuk duhet të krijojnë hutim  ndër shqiptarë dhe “qetësinë e lopës në oborrin e thertores”: në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, duke u diskutuar për dialogun Serbi-Kososë, përsëri u fol për territore.

Kur flasim për autorësi, dihet nga të gjithë se ata bëhen tre.

I pari mund të renditet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili “korrigjimin e kufiirit” e ka cilësuar ide të vetën, lufton për të me këmbëngulje edhe pse është vënë përballë kritikës  masive, si dëmtues i interesave të vendit të tij.

I dyti është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili për “Përkufizim mes serbëve dhe shqiptarëve” nuk përdor fjalën bashkautorësi , por ka deklaruar prerë se është ide vetëm e tij.

(Po të besohet siç kanë thënë, të dy ngjajnë me rastin shumë të rrallë, se si një shkencëtar rus pati bërë të njëjtin zbulim me një shkencëtar perëndimor, në vende të ndryshme, por në të njëjtën kohë ( kështu u thuhej nxënësve dhe studentëve në kohën sovjetike).

I treti është Përfaqësuesja  e lartë për Politikë të Jashtme e BE, Federica Mogherini. Në mbledhjen e ministrave të jashtmë të vendeve të BE , pak ditë më parë, kur u diskutua çështja e dialogut Serbi- Kosovë, Mogherini u shpreh se  e mbështet  “korrigjimin e kufirit”, apo “përcaktimin mes serbëve dhe shqiptarëve”, duke thënë: “Pavarësisht se për cilat adoptime do të pajtoheshin palët në të ardhmen, rezultati nuk duhet të ishte spastrimet etnike të vendeve. Në çdo rast, të dyja vendet duhet të mbesin shumëetnike”.

(A thua Mogherini nuk ka njohje, se pakica serbe në Kosovë është e shpërndarë gjithandej, dhe duke u pajtuar për “shpëtimin e serbëve të veriut” nga Kosova e pavarur, a mos është punë e madhe, - siç thuhet, - për “vuajtjen e serbëve në jug” në Kosovën e pavarur?!)

Mjerim  i madh:  kjo ide nuk është e asnjërit prej të treve. Ata sillen si plagjiatorë të idesë. Kjo Treshe - dy bashkëbisedues në dialog dhe ndërmjetësuesja,  - janë prapakthyer në Serbinë e  vitit 2004, e pak më përtej. Dhe nuk e thonë këtë.

Atëherë, nga fundi i vitit 2004, pati votime të rëndësishme në Kosovë. Shqiptarët votuan, serbët  nuk dolën nga shtëpitë.  Ose, saktësisht votuan vetëm 920 serbë. Dhe, kryeministri i asaj kohe, Vojisllav Koshtunica, e pati cilësuar bojkotin serb “referendum të mrekullueshëm”.

Më 6 nëntor të vitit 2004, me thirrjen e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, qe mbledhur gjithë ajka e elitës politike serbe. Përveç tij, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri  Mirolub Labus, kryetari i parlamentit Predrag Markoviç, ministri i jashtëm Vuk Drashkoviç, kryetari i qendrës koordinuese për Kosovën Nebojsha Çoviç, shefat e të gjitha grupeve parlamentare në parlamentin serb. Aty nuk ishte i pranishëm presidenti Boris Tadiç. Mospjesëmarrja nuk ishte çështje protokollare, se presidenti s'mund të shkonte te kryeministri, apo se çështja  që do të  trajtohej i përkiste qeverisë. Kjo ishte përkujdesje  politike që bëhej në Beograd, për të ruajtur disi profilin properëndimor të presidentit. Në atë mbledhje shumë të rëndësishme qe miratuar Rezoluta 1244 e OKB, dhe u shpall i ashtuquajturi plan i qeverisë serbe për ndarjen e Kosovës, nëse nuk jepej autonomia, por shpallej pavarësia. Si përfundim, ky  plan  u cilësua e vetmja zgjidhje e pranueshme.

Pak javë më parë qe botuar në tirazh të madh libri “Kosova” , me autor akademikun Dobrica Qosiç. Babi i ultranacionalizmit serb, - njeriu i memorandumit famëkeq të Akademinsë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, -  në një intervistë pati  deklaruar se nuk do të shkruante më për Kosovën pas ideve të përcjella në në këtë libër, dhe e lë si testament.  Ai bëri thirrje se ka ardhur koha serbe për Kosovën. Këshillon ndarjen e saj, nëse Kosova nuk i kthehet Serbisë si autonome.  Aty përjetësohet ish-kryeministri i vrarë Zoran Gjingjiç, duke thënë për të cilësorët më të zgjedhur: “I mençur. I guximshëm. Asnjë politikan serb nuk ka folur për Kosovën me këso ide dhe këtë energji që ofron dalje nga kjo agoni kombëtare”; dhe se “Zoran Gjingjiç pajtohet me  qëndrimin tim”. Dhe qëndrimi i akademikut Dobrica Qosiç është:  “... ndarje territoriale me shqiptarët dhe sigurimi i trashgimisë krahinore dhe religjioze”. Siç shkruan ai, Gjingjiç “më dhimbset si djali im”.

Akademiku Dobrica Qosiç kishte përcaktuar për qeverinë se ku duhet të bjerë prerja gjeografike dhe mënyra e arritjes së saj. Serbët  të mbrojnë me të gjitha mjetet hapësirat e tyre jetësore: Pjesën veriore mbi lumin Ibër, Mitrovicën aty, Kolashinin e Ibrit, Leposaviqin, Zveçanin, Kopaonikun dhe të gjithë territoret etnike në Anamoravën e Kosovës”.

Këtë, qeveria serbe dhe akademiku Dobrica Qosiç, e quajtën Ndarje. Kryeministri Zoran Gjingjiç e pati emërtuar Kompromisi i Madh.

Këtë term për zgjidhje të ultranacionalizmit serb, -Kompromisi i Madh, -  Vuçiç dhe Thaçi sikur e kanë marrë copy paste dhe,  pasi e kanë riformuluar, njëri me fjalën Korrigjim, tjetri me fjalën Përkufizim, e shpallë publikisht, për të dy vendet dhe ndërkombëtarët, si ide vetjake e secilit. Mogherini, a mos kujton se ato janë ide e tyre dhe i mbështet si zgjidhje, ndërsa natyrisht  e dëshiron për t’a shënuar si sukses në karrierën politike e diplomatike.

Shqiptarët e kanë shpallur qysh para vitit 2008: Pavarësia në kufijtë administrativë  është kompromisi maksimal. Beogradi si  skaj të lëshimit ka ndarjen.  Mirëpo ndarja nuk do të ishte  Kompromis i Madh, por Konflikt i Madh.

Kjo Treshe, e prapakthyer para vitit 2004,  le të sillet e ndershme: t’ia njohë autorësinë  e zgjidhjes, që po përpiqen të arrijnë, akademikut Dobrica Qosiç, ndërsa për dy termat e ndryshme me kuptim të njëjtë që përdorin, le t’i mbeten borxh ish-kryministrit Zoran Gjingjiç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...