Kryeministri josh oligarkët: Jam në rrezik, më mbroni!…

Diel, 23 December 2018 12:44

Nga Artur Zheji

Nuk ka se si shpjegohet ndryshe që dhjetëra e dhjetëra miliona euro nuk do të derdhen në arkën e shtetit më të varfër të Europës, por do të ngelen në arkat dhe kasafortat e super të pasurve shqiptarë.

Falë uljes së paparalajmëruar, me anë të një ligji të veçantë, të detyrimeve të tyre, nga tatim fitimi që shteti ua fali bujarisht, ndërsa la rrugëve studentët dhe ju refuzoi atyre uljen e pagesave për universitetet.
Ky ligj i veçantë mori 74 vota të plota, përfshirë edhe votat e ca shtiranakëve që në ekran shfaqen si të keqardhur për varfërinë e zgjedhësve të tyre, edhe ata, për trishtimin më të madh, kanë votuar në darkë kokëulur këtë ligj të turpshëm dhe të pamoralshëm. Ndoshta me shpresën se populli budalla, nuk e kupton dot lojën e madhe financiare dhe se groshët e shpërndara pensionistëve dhe prurjet e emnigrantëve për familjet e tyre këtë fundviti, do të shërbejnë si një mjegull e paqme.
Ky është një guxim shumë i madh dhe njëkohësisht një paftyrësi shumë e madhe, që nuk përligjet dot, përveçse me ekuacionin e zymtë të një korrupsioni madhor dhe me përdorimin e kuvendit si një fabrikë ligjesh korruptive, që prodhon tashmë ligje të posaçme për super të pasurit e posaçëm, mbi të cilët, kjo qeveri mbështetet.
E sigurtë se kur të fishkëllejë për zgjedhje, “Oligarkët”, do të komandojnë punonjësit e tyre, të pambrojtur nga asnjë sindikatë, të votojnë sipas urdhërit të pronarëve, të fotografojnë votat e tyre, nëse do të duan të ruajnë vendin e punës.
Dhe në fishkëllimën e dytë, paratë e falura të shqiptarëve, do të përdoren pjesërisht edhe për të blerë votat, kur momenti do ta kërkojë.
Kronikat nuk shënojnë asnjë gjobë serioze që Tatimet shqiptare, tu kenë vënë Bizneseve të mëdha shqiptare, për ndonjë evasion fiskal, ndonëse dihet që shumica e tyre, punon me 2 bilance dhe ndërkohë që rrogat e nënpunësve tatohen deri në 23 % dhe nuk kanë ndonjë shans të lehtësohen ndonjëherë, përkundrazi.
Shqipëria, ngjan ditë pas dite, si një vend me rregjim sheikësh, të cilët janë dita ditës pronarë të plotfuqishëm të gjithshkaje, në tokë, mbi tokë, në dete e liqene, në lumenj, në male e fusha, kanë në duar të drejtën për të zhvatur dhe shitur gjithshka, mjafton të jenë ortakë financiarë dhe politikë me kryeministrin dhe bandën e tij në qeverisje.
Ndërkohë që ne, populli, duhet të paguajmë edhe qindarkën e fundit, ndërsa studentët, apo skllevërit e fasonerive, ëndërojnë tashmë largimin nga Shqipëria dhe qeveria e saj palcëthithëse, arrogante dhe e shëmtuar në mënyrë të skajshme dhe shpirtnxirë.
Edi Rama, do të mbahet tanimë mend, si një turp dhe nuk ka ujë e furçë që ta lyejë, këtë akt më të fundit grabitqar, që nuk shitet dot si një lehtësim i financave të bizznesit të madh, me pasojë varfërimin e mëtejshëm të Shtetit dhe pamundësinë e tij të sotme e të nesërme për të ndërtuar një spital apo një univeristet të ri për të qenë.
Është e paparashikueshme se si do të vejë halli i nesërm i shqiptarëve, që kanë alternativë dinjiteti, vetëm banditizmin apo largimin nga Atdheu, me çdo kusht dhe me çdo çmim, për një jetë më të mirë dhe më të përfillur…
Pas turpit të tenderit të Unazës së madhe, 20 milion euro për 1 km, pas ishtrafikantit të dënuar, tashmë tenderafitues dhe mik i kupolës së Partisë Socialiste, dhe pas “goditjes” së fundit, me dhuratën dhjetëra e dhjetëra milionëshe, në euro normalisht, për Oligarkinë e pak vetave, termi “vrasje e shpresës” që tha student në Vlorë duhet zëvendësuar me “vrasje e arësyes” për të mos bërë jo protestë, por thjesh një kryengritje popullore, për largimin e kësaj kaste hajdutësh!

Modifikuar më Diel, 23 December 2018 20:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...