KM-ja, regjizori i teatrit të Kukullave dhe pasioni për të poshtëruar ministrat…

Premte, 28 December 2018 17:38

Nga Artur ZHEJI

Në fjalën e gjatë dhe monotone të Ramës, ku njoftoi live dhe përpara kamerave ndryshimet e ministrave, duke u bërë nga një fërkim në zverk, pas shkelmit në prapanicë, u kuptua nga reagimet e të pranishmëve se askush nuk dinte gjë më parë.
Pothuajse përlotja e ish ministres Kumbaro dhe trishtimi i Lindita Nikollës, habia plot revoltë e Arben Ahmetajt, të xhiruara detaj pas detaji dhe me kujdes nga kamerat e ERTV, bënë të qartë se kryeministri, nuk e kish parë të udhës të njoftonte paraprakisht, të dënuarit me kokë-prerje, që do të qëroheshin me një goditje të vetme dhe me pak masazh me togfjalësha ngushëllues te qafa, pikërisht aty ku ndodh edhe këputja e kokës nga trupi…

Simbas gojëve të liga të PS, që pas këtyre ndryshimeve në qeveri, u shtuan me shpejtësi, kryeministri këto ndryshime i ka këshilluar vetëm me Lindën, këshilltaren e jetës dhe të qeverisjes, që konkuron sëfundmi edhe Endri Fugën.
Ndryshime priteshin, Rama e provoi njëherë në mënyrë konsensuale në Shtatorin që shkoi, por nuk ja doli dot dhe më pas, vendosi të veprojë sipas zakonit: Pa parathënie e pa paralajmërim, pa të parë në sy dhe pas kurrizit”…

Dhe ish 7 copë ministrat e ministret, përjetuan live, që u larguan nga Teatri Politik, si të ishin, apo si edhe ishin, 7 kukulla në duart e kukullaxhiut kryeministër…

Në të vërtetë, këtë pjesë, Rama e ka merak vetë dhe e qan mjeshtërisht nga ana aktoriale, duke përdorur një zë të mbytur e pak bas, e pak të përzishëm e solemn njëkohësisht, që procesi i kokë-këputjes së kukullave, të ngjajë më shumë me të kundërtën e vet, sidomos kur KM-ja, herë pas here shtonte me kumbim zyrtar: “do të ngarkohen me detyra të tjera shumë të rëndësishme”…

Kur në të vërtetë, me siguri, shumica dërmuesve e të larguarve, nuk do të bëhen kurrë më ministra në jetën e tyre dhe sigurisht kjo nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe, për hir të Zotit! Përkundrazi!

Madje vetë largimi i tyre, nga teatri i kukullave të qeverisjes, në këtë periudhë skandalesh dhe protestash të njëpasnjëshme, i hedh kokëprerët ish ministra, mes dy zjarresh, mes ambicies së pakufi, të atyre që i zëvendësojnë dhe të pakënaqësisë popullore që kërkon “fajtorë” për të shqyer dhe për të mallkuar.

Ndërkohë që mjeshtri i kukullave, i vetmi që ka zë e figurë në atë paradë të heshturish që vetëm dëgjojnë, që nuk debatojnë, që nuk hapin gojë dhe që, në shtangien e tyre, u lejohet vetëm të përloten, hedh sytë në boshllëk dhe jep në mënyrë të njëpasnjëshme lajmet e mynxyrshme, që janë vendimet e tij të plotfuqishme.

Në të vërtetë, Rama duhet falenderuar, sepse na jep mundësinë që “live”, të shohim eksperimente psikologjike, se deri ku dhe se deri sa, mund të përkulet, të përdhoset dhe të asgjësohet, personaliteti njerëzor i individit, në emër të karrierës dhe të ardhurave që sjell ajo.

Poshtërimi publik që u bëri KM-ja, është gjithmonë në favor të tij, sepse jep iluzionin “popullit”, se e ka “lexuar” me themel, protestën e tij, nga “Astiri” e deri te studentët…

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 13:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...