Rama nuk ka histori politike, ka histori vjedhje

Diel, 30 December 2018 12:42

Nga Fahri Balliu

Në ndryshim nga të gjithë karrierat e politiaknëve, liderëve të politikës shqiptare, ky njeri, kryeministri Edi Rama, vjen nga një model që nuk ka pasur ecurinë e lojës politike brenda partisë apo jashtë saj. Ky, në karrierën e tij, ka bashkuar mekanizmin që e kishte si bazë të punës në bashki, me emërimin e tij, i cili ishte tërësisht mekanik, rrethanor, një emërim i cili në politikë nuk pati proces. Ky ishte një njeri i cili bënte një jetë jashtë rrjedhës së statusit politik, bënte jetën e një emigranti të pakontrolluar dhe në nivele ku përgjegjësia morale nuk egzistonte.

Ky njeri erdhi në bashki me ndjenjën e hakmarrjes së gjendjes së tij financiare, si një emigrant i poshtë urave të Parisit. Endra e tij nuk ka qenë kurrë piktura,  ëndra e tij ishte “vjedhja” e një banke.

Prandaj, sapo fillon punën në Ministrinë e Kulturës, fillon edhe “vjedhja” e bankës. Po të kujtojmë këtu p.sh iniciativën e famshme të fasadave. E gjithë praktika e saj shkresore është një megavjedhje, e denoncuar edhe nga një ish-ministre socialsite, por ky njeri i përdori mjetet dhe mundëstë që të jep vjedhja për të filluar kursin e tij jo nga politika, por nga financa.

Ai zuri të ecte brenda PS-së jo si një politikan, por thjesht si një blerës me çekun në dorë. Dhe ashtu bëri, e bleu partinë, duke vajisuar me paratë e lejeve të ndërtimit e mundësitë e tjera, duke ndezur urinë leniniste të komunistëve të parinovuar të PS-së. Prandaj Rama mbetet në fasadë të politikës dhe jo në thelb të saj. Ai mbetet në zemër të produktit të saj, financave.

Ky njeri e fshehu në mënyrë aktoreske tejet të talentuar raportin e tij me lekun ku, në fakt, ishte i përqendruar me një uri dramatike për t’u pasuruar, por ndërkohë bënte lojtarin e painteresuar për pasurinë dhe përparonte rrezikshëm në shifra të larta financiare si rryshfete të marra për punët, lejet, tenderat e Bashkisë.

Kanë qenë pa fund kutitë e këmishave që coheshin me euro deri në vendosjen pothuajse zyrtare të 20%.

Me një mbështetje fatkeqëssht tragjike nga tentaklulat ushquese të Soros, ai kalonte me dhunë nëpër ekranet televizive apo forumeve të Partisë së tij dhe elektoratit, duke ushqyer primitivizmin politik sharlatanesk dhe bolshevik, apo kostumin qesharak të njeriut që nuk e njeh lekun. Në një kohë kur ky njeri karakteri i tij, ka të vetmen dhembsuri, pasurinë.

Këtu ai ka gënjyer e mashtrsuar shumë vartës, bashkëpunëtorë, kolegë dhe ndërsa nuk pushonte së foluri, në të vërtetë nuk pushonte së vjedhuri. Ai mund të jetë i vetmi njeri që vjedh edhe në gjumë.

Ky njeri u ngrit  për shkak të nivelit të lartë të pasurisë në nevojën e gjetjes së rrugëve më radikale për të vjedhur. Dhe këto ishin PPP-të e famshme, ku niveli kriminal i organizuar solli kanabizimin e vendit, ligji mbi dividentitn, dhe kostot çnjerëzore të rrugëve.

Historia e Al Kapones është një histori e krimit botëror dhe ka brenda një mundim të madh dhe një rrezik për kokën që bënte protagonisti, i cili, në fund të fundit, i kishte dalë haptazi, përballë shoqërisë amerikane si një bandit, kriminel, hajdut.

Ndërsa Rama vuri në thikën e kasapit mendësinë e neveritshme të partisë së tij enveriste, të elektoratit të pakonvertueshëm në progres dhe tallej me cinizëm çdo vlerë morale fisnike, njerëzore, duke e zëvendësuar atë me pëlqimin e pederastisë së mitaruar me ligj.

Kolegët e nderuar intelektualët dhe çdokush i angazhuar në kritikën ndaj Edi Ramës janë ende në naivitet dhe në moskuptimn të thelbit të këtij njeriu në raport me abuzimin dhe vjedhjen së përminutshme të tij.

Mungojnë krahasimet dhe ky njeri do të mbetet i vetmuar në listën e suksesit për të vjedhur pa paguar dhe pa iu nënshtruar ligjit.

Gjithsesi, në ditët e vitet që vijnë koha dhe ligjësitë e saj do ta ndihmojnë rrugën drejt ndëshkimit dhe leximit të humnerës ekonomike që ky njeri hapi për të shkuar drejt ëndrrës së tij pasurore. .

Jemi në fillim të kuptimit të karrierës të një njeriu i cili kalon nëpër basifondet e zeza të nxjerrjes së lekut, duke shfrytëzuar një parti dhe duke mashtruar një turmë të tërë duartrokitësish, mirënjohës për varfërinë që ky  u dha.

Ora po ecën nga duhet!   

Modifikuar më Hënë, 31 December 2018 11:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...