Elode ndryshimit/Që të mos mbetet gjithçka siç ishte…

Premte, 04 Janar 2019 13:46

Nga Ilir Nikolla

Rëndom bëhen plane për ndryshime çdo vit të ri kalendarik dhe planifikohen biznese të reja, fitime të reja, aventura të reja,… pse jo edhe politika të reja. 

Por janari nisi siç përfundoi dhjetori; me protestues në rrugë, me të varfër rrugëve dhe me Edi Ramën që shpall se po mendon për mandatin e tretë, njëkohësisht teksa i risulmon mediat si kazan që “s’ja duan të mirën. Paralelisht, një turrë magjistricash që part-time kryejnë edhe detyrën e analistit, me sa duket kanë marrë detyrën nga “qendra”, dhe janë investuar që në pikë të sabahut të 2 janarit dhe për 3 ditë rresht kanë shpallur se në Shqipëri kurrfarë proteste nuk arrin sukses, se shqiptarët s’e kanë shpirtin e protestës, se në thelb shqiptarët janë konservatorë dhe s’e pëlqejnë ndryshimin dhe se…
Numërohen kështu një mijë arsye që çojnë ujë veç në një pikë: kot lodhemi, Edi Rama s’lëviz, sepse “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, ashtu do të jetë”.
Ky agresion fillimviti i analistë-magjistricave shpjegohet veç me frikën se me të vërtetë ka trokitur janari i ndryshimit dhe Edi Rama s’po di tjetër si t’i largojë protestuesit para zyrës së tij, veç me pluhurin e shenjtë të harresës dhe të mosndryshimit. Që të bëhet edhe më qesharake puna, Edi Rama ka angazhuar edhe ministrat-zombie, të ekzekutuar në Asamblenë e funddhjetorit, por të pakallur ende, sepse sesioni parlamentar ende s’ka zënë fill, që të dalin e të këndojnë muzikën se 2019-a do të jetë tëpkë si 2018-a e ndoshta pak më i mirë.
Kur Ramës i vdes propaganda, lakuriqësia e qeverimit të tij e nxjerr kryeministrin ashtu siç është: të paaftë, të pashpirt dhe retrograd. Asnjë masë për të luftuar emigrimin masiv apo varfërinë endemike të vendit s’shqiptohet dot, sepse buxheti i 2019-s është vjedhur ende pa nisur vënia e tij në zbatim, s’ka asnjë tentativë për të gjetur një zgjidhje për krizën e Unazës së Re, pasi tashmë ai i trajton protestuesit si armiq politikë, asnjë investim i huaj s’po duket në horizont, por pa ardhur agu i vitit të ri, u shpall koncesioni i parë prej zombie Gjiknurit.
I Paafti, I Pashpirti dhe Retrogradi e ka gjithë shpresën e vet tek bindja (e lëkundur disi në 2018-n), se shqiptarëve nuk u ngrihet shpirti i protestës. 2019-a vijon të ketë në krye të punëve të qeverisë një bixhozçi që i ka vënë të gjitha fishat e avenirit të tij politik tek një kuti, tek kutia se shqiptarët nuk protestojnë.
7 janari është shumë afër për të patur një përgënjështrim të parë, por aksioni i kalljes së zombie-ministrave do të ishte një shënjestër e lehtë për të regjistruar sukses përballë qeverisë. Që gjithçka të mos mbetet siç ishte, duhet bllokuar refreni i zëvendësimit të minionëve në qeverim. Halimi që s’di këndim s’mund të merret përjetësisht me punët e arsimit dhe as memeci i anglishtes s’mund të merret me ndarjen e kufijve të Shqipërisë me Greqinë.
Që gjithçka të mos mbetet siç ishte, duhet trazuar e tëra dhe menjëherë. Rruga duhet të kthehet në pasionin e atyre që e duan ndryshimin, prej andej ndalet edhe Halimesha e Arsimit, edhe Memeci i Diplomacisë, por mbi të gjitha, aty i rrënohet edhe qeverimi salep-kryeministrit.

Modifikuar më Premte, 04 Janar 2019 17:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...