I përgatitën CV-në, i hoqën foton, por u doli huq…

Saturday, 05 Janar 2019 13:20

Presidenti Meta nuk dekretoi sot ministrin e ri të Jashtëm, të propozuar nga Edi Rama, duke e argumentuar këtë me faktin se kërkon më shumë kohë dhe Presidenti do të marrë kohën e duhur për të dhënë vendinim.  Emërimi i Gent Cekajt, që mban postin e zv/ministrit të Jashtëm, në postin e kryediplomatit të Shqipërisë ngjalli reagime të shumta dhe kundërshtime të ashpra të opositës, duke pretenduar se Rama kërkon të na bëjë qesharakë në sytë e diplomacisë botërore. Emërimi i Cekajt në postin më të lartë të diplomacisë shqiptare  është përfolur jo vetëm për shkak të moshës së re dhe marrjes së shtetësisë shqiptare vetëm vitet e fundit, por edhe për nxitimin dhe moskonsultimin e Ramës para marrjes së vendimit, kur dihet se ky njeri gjithcka e bën me kohë të vet dhe pa forume e pa pyetur kënd.

Por në ministrinë e Punëve të Jashtme nxituan që të përgatisin dhe ta përmirësojnë CV-në e ministrit të propzuar në letër nga Rama, madje i hoqën edhe foton, por i lanë emrin, duke pritur firmën e presidentit Meta. Një lëvizje e nxituar, e gabuar dhe që i nxjerr bllof autorët e saj.

Sikurse ndodhi edhe në emërimin e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, para pak kohësh, Presidenti Meta, duket se nuk ka krijuar bindjen e plotë për lirimin nga detyra të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Ndërsa propozimi për Genti Cakaj si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme që është zgjedhur nga kryeministri Rama në vend të Bushatit, është në proces verifikimi, bënë me dije burime nga Presidenca. Pra Presidenti nuk është shprehur ende për ministrin që vjen nga Kosova ashtu si edhe emrat e tjerë që nuk janë deputetë.

Kreu i Shtetit ka dekretuar emrat e katër ministrave Elisa Spiropali, Erion Braçe, Eduard Shalsi dhe Bledi Çuçi, për të cilët nuk ka nevojë për proces verifikimi për shkak se janë deputetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...