Brez Utopist, Brez  i Humbur, Brez i Mjerë

Saturday, 05 Janar 2019 16:49

Nga Qemal SAKAJEVA

Nuk janë  tre breza të ndryshëm, por  tri gjendje në një brez të vetëm: njerëz të moshës së tretë e të katërt. Këta intelektualë, punëtorë dhe kooperëtivistë të dikurshëm, patë shpenzuar energji të mëdha dhe mbërritën te asgjëja. Të lodhur në shtat e shëndet, pa kurrfarë pasurie në pleqëri, janë si shtrydhje e fortë.

Ata të ardhur në jetë,  gjatë dhe  pas Luftës, patën formuar  Brezin Utopist. Dikur e panë  veten si  Brez i Humbur. Kur mbërritën moshën e tretë e të katërt u gjendën si  Brez i  Mjerë.

Njerëzit e Brezit Utopist  gjithë jetën u rraskapitën në punë dhe nuk mundën të bënin para e pasuri për të përballuar të qetë moshën e tretë. I vetmi thesar që patën besuar se e zotëronin ishin 1, 2, 3, 4 apo më shumë fëmijë.  Por ata ikën nga atdheu dhe nuk u përkasin më as prindërve e  as Shqipërisë, ashtu të shpërndarë nëpër botë. Brezi Utopist,  që nën propagandë përfundoi në  Brez të Humbur,  mori trajtat e Brezit të Mjerë. Sepse  këta  nuk i kanë asnjërën nga të dyja: janë pa fëmijë në shtëpi  (ata kanë emigruar) dhe pa para në xhep ( pension sa për të mbajtur frymën).

Kjo të kujton një dokumentar televiziv perëndimor nga Bosnja, i disa viteve më parë.

Gazetari e pati pyetur një të moshuar boshnjak gjysëm të paralizuar, ulur në karrocë invalidësh.

- Ku i ke fëmijët?

- Disa në varrezë nga lufta, disa nëpër botë të emigruar!- tha.

- Çarë bën gjatë gjithë ditës?

- Që kur hap sytë në mëngjes e deri sa i mbyll natën vonë, vetëm lutem : O Zot, ma merr shpirtin në këtë çast!- u përgjigj.

Kush e pyet dhe e dëgjon përgjigjen e Brezit tonë të Mjerë?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...