Edi Rama vuri një njeri në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajn, cili çdo ditë e më shumë po e degradon atë institucion, me keq edhe se në kushtet që ishte.
Sandër Lleshaj degradon dikasterin që drejton dhe në vend degradon gjendja e rendit dhe sigurisë. Shqiptarët akoma edhe më shumë e ndiejnë veten se jetojnë në një vend ku jeta u rrezikohet.
E kemi parë këtë zotërinë që në vend që të kujdeset për vrasjen e rënda që po ndodhin rrugëve në qytetet e Shqipërisë, kujdes tëv dalë dhe të flasë për fishekzjarrët, të dalë në konferenca shtypi për kartat e identitet, për aksidentet rrugore.
‘Nuk i ka lënë gjë’ babait politik. Del dhe flet për çdo gjë, vetëm si propagandë dhe fasadë, dhe nuk bën asgjë të demosdoshme në situatën alarmante që ndodhet vendi.
Duke qartë pse Rama insistoi me ditë të tëra për ta vënë aty, në postin kyç të ministrit të Brendshëm.
Lleshaj dërgon forcat RENEA dhe të FNSH tek banorët e Astirit ndërkohë që bandat dalin rrugëve dhe bëjnë ç’ti dojë qejfi. Lleshaj kujdeset që tu vihen sa më shumë gjoba shoferëve ndërkohë që nuk shikon se fqinjtë tanë vijojnë të kapin tonelatat e drogës nga Shqipëria.
Për ministrin tonë të Brendshëm e rëndësishme është që shqiptarët të marrin kartat e identitet por se çbëhet me jetën e tyre ‘të shohim e të bëjmë’.
Ndaj edhe u paralajmërua që prej fillimit. Sandër Lleshaj nuk do të ishte asgjë më shumë se sa thjesht një zëdhënës shtypi në atë ministri. Ministri i vërtetë është Edi Rama. Dhe Lleshajt nuk i mbetet gjë tjetër veçsetë flasë për fishkezjarret, gjobat dhe kartat e identitetit.