Balili i vërtetë është Edi Rama

Tuesday, 15 Janar 2019 22:03

Edi Ramës i duhej ky vetëdorëzim i Kelmend Balilit. Ai ishte njeiu më i interesuar për të tërhequr vëmendjen e mediave nga fokusi disa javor i tyre mbi skandalin e vjedhjes së Unazës, mosddekretimi i njeriut të Serbisë në krye të Diplomacisë shqiptare dhe protestave të vazhdueshme të studentëve.
Prej 2 vitesh Rama nuk e ka kapur Balilin, por sot lehtësisht ai u vetëdorzua. Në rastin më të mirë policia është treguar e paaftë këto dy vite, ndërsa në rastin më të keq dhe kjo me shumë gjasa është e vërtetë, policia nuk lejohej nga lart që ta arrestonte Balilin.

Policia e Shtetit qe paaftë ta arrestonte në kushtet e flagrancës për dy vite me radhë dhe gjasat janë që me këtë strukturë policore dhe me lidhjet e forta të të kërkuarit deri lart në rangjet elitë të politikës, përjetësisht Balili mund ti shmangej prangave. Diçka ka ndodhur dhe jo më kot dorëzimi erdhi ditën e sotme, kjo fill pas mbërritjes së letër-porosive nga Greqia, ku avokatët dhe vetë i kërkuari Balili janë njohur me materialet dhe po përgatiten për të bërë mbrojtjen në gjykatë.
Nga ana tjetër, kryeministrit Edi Rama i volitej ky moment, kur Balili të vetëdorëzohej, ndonëse këtë e kundërshton dhe lë të kuptojë se e detyruan policia dhe SHISH që të shkonte me këmbët e veta drejt qelisë. Përveç garancive për trajtim të mirë dhe proces të rregullt ligjor në përballje me drejtësinë, Balili nuk po trajtohet si një nga të shumëkërkuarit, por një “vlerë e çmuar” që policisë dhe qeverisë i shërben për të treguar se po vë para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”…
Edhe në momentin kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe ai i Vlorës iu afruan Balilit, ishte një takim emocional, ku Balili përqafonte familjarët dhe pas ndarjes shkoi, përqafoi Ardi Veliun dhe hipi si pasagjer në makinë me të. Aty në atë fshat të vogël mes Delvinës dhe Finiqit u shënjuan “momenti historik”, ku policia ngjante se po arrestohej vetë… U shkelën procedurat e shoqërimit në disa pika. E para, Balili ishte pranë një duzinë shokësh e miqsh dhe po përcillej si “daja i dhëndrit” që shkon të marrë nusen… Aty në këmbë drejtues të policisë dhe një grup i vogël agjentësh prisnin deri sa Balili të takohej një për një me miqtë e tij.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 11:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...