Mafia dhe cenimi i sigurisë kombëtare

E Enjte, 31 Janar 2019 17:30

Nga Sadi Hoti*

Thënia e urtë e filozofit kinez Konfuc “studio të  kaluarën në qoftë se do të  përcaktosh të  ardhmen” ka vend sidomos për ato aktivitete jetësore të  rëndësishme që delegohen. Një shembull konkret është votimi për qeverisjen. Kur votuesi matet, mendohet, e voton me aq njohuri që ka, nuk ka faj për zgjedhjen edhe kur nuk ngelet i kënaqur. Por kur me vetëdije i delegon pushtetin dhunuesit, sigurinë grabitësit, financat hajdutit, e drejtësinë mashtruesit, rrugëdaljet janë të pakta, të  konfrontohesh, për pasojë do vritesh, burgosesh a kërcënohesh, të  largohesh nga vendi, ose të  bëhesh pjesë e “valles” së tyre.

Delegimi i “fatit” në demokraci bëhet çdo  katër vjet. Kur vota kthehet në objekt shitblerjeje, urtësia nuk hyn në punë, në rastet e tjera, një analizë rrisku e thjeshtë do ndihmonte. E para, ja vlen të  shikohet kush është individi që  të  kërkon votën, nga vjen, a ka të  kaluar që  lidhet direkt  me veprime të  paligjshme, ose trashëgimi të  tillë. Është e vërtetë se faji nuk trashëgohet, por mentaliteti, edukata dhe veset i kalojnë brezave pasardhës. E dyta, çfarë përfaqëson si grup, kur janë bashkë si punojnë, cila është e kaluara e tyre? E treta, me qenë se do të jetë një “kontratë” delegimi që do të zgjasë, ku bazohet, a ka mundësi të  realizohet, sa është reale e çfarë është pjesa e mbetur, propagandë, demagogji apo thjesht mashtrim?

Edhe në qoftë se nuk ke bërë asnjë analizë para se të  delegosh me votë të  ardhmen katër vjeçare, edhe një herë urtësia e Konfucit hyn në punë. “Sukses nuk është të  mos jesh rrëzuar kurrë, por të  ngrihesh çdo here që  bie”, thoshte ai. Përsëri ka vend e kohë për të  analizuar atë që  po ndodh rreth teje, e ndoshta konkluzionet do jenë të  mjaftueshme për të  prishur “kontratën” para kohe, ose të  paktën mos lidhesh tjetër me atë individ apo grup.

Ngjashmëria mes funksionimit të një qeverie dhe një organizate kriminale mund të  ndihmojë në  zgjedhjen e duhur. Përgjithësisht të gjithë ato që  kane analizuar e shkruar për Mafian italiane bien dakord se piramida e drejtimit mund të  jetë e organizuar në këtë mënyrë. Capo dei capi ose boss (kryetari i kryetarëve), në krahun e djathtë të  tij, il consigliere, (këshilltari), Underboss (nënkryetari), i capi (kryetarët) i soldati (ushtarët), gli associati (bashkëpunëtorët). Kjo piramidë nuk është e rastësishme, por bazohet në aftësitë, eksperiencëen dhe rezultatet e sejcilit. Në “pemën” mafioze rolin kryesor e ka kryetari i madh. Ai është aty dhe kapot e tjerë i besojnë drejtimin, sepse mbart në shkallë të  lartë karakteristikat e një mafiozi, siç janë dhuna, egërsia, mungesa e çdo limiti në krim, aftësitë për aleanca, zotësia për të  mbajtur grupin e bashkuar, koha e gjatë në botën e krimit dhe fakti që  ka rritur të  shpëtojë nga organet e drejtësisë. Il consigliere, zakonisht është dikush jashtë “familjes”, ai qëndron në “hije”, jep këshilla duke mos merr pjesë direkt në aktivitet kriminal. Kapot janë disa dhe udhëheqin aktivitete të  ndryshme kriminale. Ushtarët janë ato që i zbatojnë urdhrat, dhe bashkëpunëtorët që nuk janë pjesë e organizatës, por ndihmojnë e kanë rol në aktivitetin e mafias. “Rrënjet” mafia i ka të  vjetra, të  konsoliduara në krim, bazohet në lidhje familjare e miqësore, në zona të  varfra e me arsimim të  ulët, në qytete apo fshatra që  kanë lidhje e njihen, ku është e lehtë të  kërcënohen me jetën e familjarëve në këmbim të bashkëpunimit e heshtjes.

Në qoftë se, për efekt krahasimi do të  vendosim përballë mafian dhe një qeveri, Boss do të ishte kryeministri, il consigliere, këshilltari i tij për sigurinë, financat apo ligjor, i capi, ministrat kryesore p.sh. ai që  mbulon financat, i brendshëm, i drejtësie, i jashtëm, etj. i soldati, drejtorët që  veprojnë apo heshtin sipas urdhrit, p.sh. drejtorë institucionesh me buxhet të  madh e të rëndësishme, si janë të  sigurisë, inteligjencës financiare, dhe bashkëpunëtorët, kompani private, nënkontraktorë, etj.

Aktiviteti mafioz është një “pasqyrë” tjetër ku mund të  shohësh një qeveri, qeveritar apo lider politik para se t’i besosh votën. Edhe në këtë rast ka një mirëkuptim të  përgjithshëm se mafia, përveç aktiviteteve ilegale (drogat, trafiqet, etj) ka edhe të  tjera “të ligjshme”, që  janë, lojrat e fatit e bastet, kontratat e koncesionet me shtetin, pronat e paluajtshme, menaxhimi i plehrave dhe mbetjeve, energjitika, transporti (ujor, tokësor, ajror), ndërtimi, bar-restorantet-hoteleria, etj.

Rruga e duhur ndoshta është e vështirë për t’u ndjekur, por jo për t’u dalluar. Ajnshtain (Albert Einstein), që njihet për koeficientin e lartë të  inteligjencies thoshte, “unë nuk jam gjeni, por thjesht shumë kurioz”. Nuk është e nevojshme të jesh gjeni apo profesor të  kuptosh kur të  vjedhin, mashtrojnë dhe injorojnë, por mjafton pak kuriozitet e vullnet për të  gjetur të  vërtetën, marrë vendimet e duhura e gabuar sa më pak.

*Specialist për sigurinë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...