Nga Tritan Shehu
Vendimi i fundit i vendeve kryesore te BE si Franca, Gjermania, Spanja etj, per te njohur Z. Guaido si President te Venezueles i arritur nga protestat popullore, jo vetem qe eshte nje vendim ne drejtimin e duhur, por eshte dhe nje sinjal pozitiv per te gjithe popujt qe ngrihen kunder mohimit te te drejtave, krimit, korrupsionit,etj:
1-Ky vendim, qe eshte sinkron me qendrimin e ShBA, flet per nje pozicion te njejte e ne kohezion te BE brenda saj, si dhe me ShBA e vende te tjera kryesore te NATO-s jashte BE, duke marre keshtu veprime e pergjegjesi te perbashketa.
2- Ky qendrim, qe synon ne rivendosjen e demokracise ne ate vend, demokraci qe nuk mund te vendoset per aq kohe sa ne pushtet eshte Maduro, merr nje rendesi te vecante, duke dale nga e ashtuquajtura politike e mos "nderhyrjes" e hapur nje precedence te rendesishme ne mbrojtje te lirive e te vlerave kudo ne bote, ne perkrahjeve te perpjekjeve popullore per keto.
3-Gjithashtu ky qendrim unik tashme i "Botes" demokratike ka dhe nje domethenie tjeter. Rregjimi i Maduro-s eshte gjithashtu edhe nje rregjim thellesisht i korruptuar e i lidhur me boten e krimit, droges, trafiqeve, qe sundon nepermjet tyre, te cilit Perendimi sic duket ka vendosur t'i deklaroje "lufte", se bashku me popujt qe jane te vendosur ta bejne kete gje.
4-Ne nje kohe qe ne rruzull regjime diktatoriale apo te reja autokratike po vene ne pikepyetje paqen, lirite, demokracine, te drejtat e njeriut, duke u bere pjese e nje loje te rrezikeshme antivlere e ne lidhje te ngushte me boten e krimit, ky qendrim i perbashket i demokracive, vecse shton shpresat e stimulon perpjekjet per drejtesi, duke trembur e stepur diktatoret, autokratet, te korruptuarit e te lidhurit me krimin.