Tezat e Presidentit Meta në Uashington, qëndrim mbarëkombëtar

E mërkurë, 06 February 2019 15:09

Institucionet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithnjë e më shumë janë të shqetësuara për situatën në Ballkanin Perëndimor, ndërhyrjen ruse dhe situatën e demokracisë.

Për këtë arsye edhe organizimi nga Senati në SHBA i forumit me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia” ishte një ndër aktivitetet më të rëndësishme në kuadër të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit në tërësi përsa i përket ruajtjes së aleancës me SHBA-të dhe mbrojtjes së rajonit nga fuqitë e tjera që duan ta destabilizojnë.

Duhet nënvizuar se në drejtim të ruajtjes së prioritetit nga ana e politikës amerikane për rajonin tonë Senati luan një rol të jashtëzakonshëm në këtë drejtim.

Në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, senatorët amerikanë zgjodhën të kishin të ftuar nderi edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Prania e tij aty ishte një moment të cilin senatorët e konsideronin kyç për sa i përket informimit mbi atë që po ndodh dhe masave që duhen marrë në rajonin tonë në këtë periudhë shumë delikate.

Tezat e prezantuara nga Presidenti Meta u vlerësuan shumë nga senati amerikan pasi shpalosnin qëndrimin mbarëkombëtar të shqiptarëve dhe shteteve tona në drejtim të aleancës me SHBA-të por edhe rolin tepër të madh që kombi ynë ka luajtur për implementimin e  politikave amerikane dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Presidenti dha disa mesazhe që qëndrojnë mbi çdo gjë, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për aleatët tanë.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, të ketë garant SHBA dhe BE” ishte thirrja e Presidentit Meta e cila u mirëprit dhe u duartrokit nga senatorët.

Por edhe qëndrimi i Presidentit mbi ndryshimin e kufijve, që sipas tij në Ballkan duhet të përfshijnë vetëm zgjerimin e Bashkimit Evropian në këtë rajon.

 “Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO dhe Bashkimit Europian, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe begatisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë ditë e natë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit evropian”, theksoi fort Presidenti Meta ndërsa mori përgëzimet e të pranishmëve për qartësinë dhe largpamësinë e vizionit të tij për një Ballkan në paqe e harmoni në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

Presidenti shpalosi në fjalën e tij në Uashington vlerat më të mëdha të shqiptarëve si komb dhe besnikërinë e kombi tonë ndaj aleancës historike dhe jetike për ne me SHBA-të.  

 /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 19:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...