Tërmet elektoral në zgjedhjet e BE-së 2019

E mërkurë, 06 February 2019 19:50

Steve Bannon, ish-kryekëshilltari i Trump, në intervistën për një revistë franceze, stigmatizon Macron.

Ai i bën jehonë lëvizjes së lejek-verdhëve francezë dhe parashikon një tërmet elektoral në zgjedhjet për parlamentin europian në maj 2019…

Pyetje: Çfarë mendoni për lëvizjen e jelek-verdhëve në Francë?

Steve Bannon: Nuk jam i befasuar. Aspak fare. Çfarë ndodh unë e kam paralajmëruar paraprakisht. Kam përshtypjen se që nga fillimi, lëvizja e Macronit “Republika në lëvizje” ishte e mjegullt dhe tani është pa asnjë mbështetje të vërtetë popullore. Zemërimi i jelek-verdhëve shpjegohet pjesërisht nga retorika e Macron mbi ngrohjen globale e cila është një mashtrim

Pyetje: Kujt po i  referoheni konkretisht?

Steve Bannon: Marrëveshja e Parisit për Klimën detyron francezët  dhe të tjerët të paguajnë për ndotjen e prodhuar nga Kina, e cila cliron karbonin në atmosferë, ndërkohë që praktikon dhunimin e pakufizuar të të drejtave sociale. Por janë njerëzit e "partisë Davos", ambasadori i se cilës është Macron, të cilët kanë zgjedhur të largojnë bizneset e botës perëndimore për ti zhvendosur në vendet industriale si Kina ku fuqia punëtore është më e lirë dhe te drejtat sociale nuk respektohen si në perëndim. Dhe e gjitha kjo bëhet vetëm me një synim, për të rritur fitimet e tyre. Jelek-verdhët e kanë kuptuar këtë skemë. Dhe Makroni për ti mashtruar ju shpjegon atyre se ata duhet të paguajnë faturën e ndotjes kineze me anë të taksës së naftët/karbonit.

Pyetje: A mund të justifikohet kështu  vandalizmi dhe dhuna e grevistëve?

Steve Bannon: Jelek-vërdhet nuk kanë mbarua studimet për Shkencat Politike, për Administratën Publike apo janë të diplomuar në Sorbonne. Por ata janë qenie njerëzore racionale. Pra, ata janë mjaft të mençur për të kuptuar se po mashtrohen. Sot, këta humbës nga globalizimi, të vënë në gjumë si gjithmonë, janë zgjuar dhe bërtasin: "Mjaft më!" Bukuria e veprimit të tyre është se kjo lëvizje ka bërë bashkë të djathtët e të majtët. Në vendin e Revolucionit Francez, lëvizja e xhaketave të verdha përbën nënën e betejave. Ata janë shndërruar në një frymëzim për të gjithë botën.

Pyetje: Cilat mendoni se do të ishin disa nga pasojat?

Steve Bannon: Rezultatet e para janë tashmë të prekshme. Fytyra e vërtetë e Macron u shfaq gjatë fjalimit të tij televiziv pas demonstratës së madhe të Champs-Elysees. Dukej qartë se ai ishte i destabilizuar. Ai as nuk kishte guximin t'i fliste francezëve në sy. Jelek-verdhët e kanë fituar raundin e parë kundër elitës. Tani Macron shkon në zonat periferike për ti shërbyer francezëvë supë. Ky është një veprim klasik i momenteve revolucionare. Sigurisht, që ai është i detyruar të bëjë një gjë të tillë. Do të isha i befasuar nëse Franca rurale e zbavit atë ... sepse në realitet ai preferon njerzit e klanit të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Pyetje: Përse ka kaq shumë agresivitet ndaj presidentit francez?

Steve Bannon: Sepse ai është një kukull. Ai është jashtë tokësor. Brenda kostumit të tij nuk ka asgjë. Unë e njoh shumë mirë këtë lloj profili:  Kam takuar shumë bankierë të biznesit në Goldman Sachs në vitet 1980. Këta njerëz i shohin gjërat nga distanca, në mënyrë abstrakte. Për ta, asgjë nuk është kurrë konkrete apo reale. Në sytë e tyre, një plan social me 5,000 shkurtime pune është një prezantim në PowerPoint. Asgjë tjetër. Ata nuk e kuptojnë se si jetojnë njerëzit, nuk e dinë se si duket njerëzve fundi i vështirë i muajit.

Modifikuar më E Enjte, 07 February 2019 09:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...