Atdheu në rrezik

E Enjte, 14 February 2019 11:36

Nga Besnik Bala

Washington DC

Kjo duhet të jetë Logo e Revolucionit Popullor që do të ngrerë siparin në 16 Shkurt. Është logoja më realiste sepse vërtetë aktualisht Atdheu është në rrezik. Atdheu është në rrezik sepse tashmë është ozurpuar nga një klikë elementësh kriminal që prioritet të tyre kanë pasurimin sa më parë dhe në mënyrë të paskrupullt dhe largimin nga sytë këmbët sepse e dinë se ditët i kanë të numëruara, se këta janë njerëz pa atdhe.Që ta çosh vendin deri në këtë zgrip, ku elementët e korrupsionit nuk kanë kufij matës, ku vetëm dy vende të Afrikës, ku qeverisen me fise dhe për drekë hanë njeri-tjetrin, janë përpara nesh, ku e vetmja alternativë për mbijetesë ka mbetur ikja nga sytë-këmbët që nga mosha 01-101 vjeç, vetëm një mender Kryeministër si ky i yni, analfabet, me çrregullsi të theksuara mendore, i pa shpirt, i pa skrupullt, i pa moral mundet t'ja arrijë.

Kjo Organizatë Kriminale në krye të shtetit ka uzurpuar gjithshka.Edhe në kohën e sulltanatit, ky i fundit mblidhte Këshillin e të Urtëve përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme.Ky uzurpatori ynë pyet vetëm vehten për gjithshka.Ky pushtoi deri në pore ç'do vrimë të institucioneve të shtetit.Në krye të tyre vendosi marjoneta, persona anonimë, të pa aftë, pa ideal, pa vision, të cilët kanë vetëm një prioritet: ti binden verbërisht Njëshit, pa e ditur se në ç'humnerë po i rrokullis ai. Me një të rënë të lapsit, pas një ëndërre makbethiane, rrëzoi gjysmën e Qeverisë dhe vendosi ca njerëz pa identitet, pa emër, të cilët në këndvështrimin e tij janë vetëm numura, që firmosin/vulosin vetëm me dorën e Naltmadhnisë.

Në ç'do vend të botës Shërbimi Sekret është prioritar dhe i vlerësuar maksimalisht nga shteti.Vetëm nëpërmjet tij mundet të shohësh pas perdes, për njerëz, organizma, institucione, shtete.Mbi këtë bazë në përbërje të tij përzgjidhen njerëzit më të aftë intelektualisht, profesionalisht, besnikë, atdhetarë dhe të pa influecuar nga politika.Amerika njeh Drejtorë të CIA-s që kanë arritur postin e Presidentit.

Për herë të parë në historinë e shtetit demokratik të këtij vendi(Shqipëris), në krye të këtij institucioni të rendësishëm u zgjodh një anonimat, një numur, një i pa ditur, i cili të vetmen meritë ka pasionin e madh pas Rilindjes (se Partia Socialiste tashmë nuk egziston) dhe pas Lartmadhërisë së tij. Dhe për ta plotësuar dekorin e këtij institucioni u gjetën dhe përzgjodhën të gjithë xhaketat e vjetra të Sigurimit të Shtetit të cilët që nga fillimi deri në fund të karjerës së tyre (ndoshta edhe të jetës, pasi tashmë janë në moshë të thyer),falë "aftësive të jashtëzakonshme" të tyre, kishin arritur deri në gradën e inspektorit, pra deri në gradën zero.Falë largpamësisë së Naltmadhnisë, një ditë të bukur u gdhinë të emëruar në detyrat më të rëndësishme të këtij dikasteri. A mundet të ketë naiv tashmë të shtrojë pyetjen se cila do të jetë platforma e punës e këtij Shërbimi kaq të rëndësishëm?

Ka tashmë mbi një vit që Prokurorja e Përgjithshme, me veprime e gjeste konkrete, i dërgon ç'do ditë mesazhe të ngrohta dashurie e besnikërie naltmadhnisë, i cili, falë gjestit të tij bujar, nga person anonim,nga bjeshkët e malcisë, e pruri në krye të këtij Institucioni nga më të r-ndësishëm të vendit.

Para pak ditësh, malcorja tjetër, dikur anonime, e cila, falë Naltmadhnisë, zuri pozicionin e Kryeprokurores së Krimeve të Rënda, çuditërish rezultoi e virgjër, pavarësisht një sërë çudirash në CV-në e saj.

Trakalirat e këtij palo shteti të krijuar nga ky palo njeri nuk kanë fund,por vetëm një gjë është e sigurtë.Në se ky element i rrezikshëm do të lejohet të vazhdojë të qeverisë, ky vend po rrokulliset drejt një humnere mjaft të rrezkishme,

Eshtë detyrë imediate e mbarë popullit,që i ka shkuar thika në palcë, i të gjithë forcave intelektuale, i rinisë, studentëve, i të gjithë shqipëtarëve kudo që ndodhen, që të marrin fatet e vendit në dorë.Eshtë detyrë e Opozitës që sot më shumë se kurrë të tregojë unitet, largpamësi dhe vendosmëri, deri në rrëzimin e kësaj qeverije,vendosjen përpara drejtësisë të elementëve kriminal dhe çeljen e rrugëve të reja drejt Europës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...