VIDEO/ Rama dhe filozofia e fushës më të vdekur

E Enjte, 14 February 2019 16:07

“Saliu do të pranojë zgjidhjen e re, zgjidhjen politike. Nuk mund më të kapërcehen siç kapërcehen të vdekurit në një fushë plot me të vdekur pas një lufte”, ishte kjo deklarata e një psikopati politik, më 20 janar 2011 kur ishte  kryetari i opozitës dhe që sot fatkeqësisht prej 6 vitesh është Kryeministri i Atdheut tonë.  

Ky njeri i çoi drejt vdekjes 4 njerëz në atë grusht të fëlliqur shteti më 21 janar 2011 por që fatmirësisht ishte totalisht i dështuar.

Që prej fillimit të tij në politikën shqiptare Rama ka treguar se nuk ka asnjë skrupull. E vetmja filozofi politike e tij është vjedhja, dhuna dhe vdekja.

Ai erdhi në pushtet me terminologjinë e vdekjes dhe kufomave. E paralajmëroi vetë para protestës së 21 janarit se do të kishte të vdekur dhe kufoma.

Sulmin më 21 janar Rama e bëri edhe në bashkëpunim me disa segmente ndërkombëtare që nuk iu duk dhunë ajo që ndodhi kur në fakt ishte sulm ndaj institucioneve.

Se çfarë ishte për të 21 janari Rama e tregoi edhe me faktin se njërin prej gardistëve në hetim që ishte pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi më 2 janar është sot kryetar i PS-së në një prej degëve të saj.

Kur jemi edhe 2 ditë nga protesta e opozitës më 16 shkurt, ditën e shtunë, është e domosdoshme ta kujtojmë se çfarë ndodhi para 8 vitesh për të kuptuar edhe diferencat e mëdha mes dy kahëve, mes dy palëve, diferenca që i bëjnë të pakrahasueshme dy filozofitë politike.

Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka ftuar të gjitha shqiptarët më 16 shkurt për protestën madhështore që ata të marrin në dorë fatet e tyre, që më në fund të deklarojnë njëzëri se nuk mund ta lënë Shqipërinë në duart e kriminelëve.

Basha po i fton shqiptarët duke u prezantuar edhe idetë e tij se si do të jetë Shqipëria pasi psikopati politik në krye të qeverisë të largohet.

Basha po prezanton alternativën. Ai u ka thënë qytetarëve se ata do të jenë sovrani më 16 shkurt dhe gjithmonë. Shqiptarët do të jenë udhëheqësit e protestës së 16 shkurtit, dhe ashtu sicc i ka hije shqiptarëve ajo do të jetë: madhështore.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 12:45

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...