Nga Gjermania sinjali i parë për të shtyrë çeljen e negociatave me Shqipërinë

Premte, 15 February 2019 16:37

Gjermania ka dërguar sinjalin e parë se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të BE-së, ku pritet të diskutohet çelja e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Drejtori i fondacionit ‘Konrand Adenauer’, Walter Glos jep arsyet përse çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet gjatë kësaj mbledhjeje:
‘Unë jam i mendimit se marrja e një vendimi në qershor të ketij viti për çeljen e negociatave është një çast i gabuar.
Them që është një çast i gabuar, kjo jo e lidhur me problematikën e Bundestagut gjerman dhe marrjes së një vendimi në mesin e muajit qershor.

Por, jam i mendimit që ky është një çast i gabuar dhe se nuk do të merret një vendim i cili mund të kishte një ndikim në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti.

Ndaj, jemi të mendimit që deri në shtator të këtij viti Shqipëria do të kishte arritur disa rezultate të cilat do t’i ndihmonin parlamentarët skeptikë të parlamenteve europiane që të mund të merrnin një vendim pozitiv për rezultatin final për çeljen e negociatave’.

Megjithëse kjo deklaratë nuk vjen nga një zyrtar i qeverisë gjermane, duke marrë në konsideratë reputacionin e fodacionit ‘Konrad Adenauer’, lë të kuptohet dhe është një idikator i skenarit europian në qershor për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësim. /TCH

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 21:57
Login to post comments