Hoxha: Fuqia e protestuesve e çonte godinën në Surrel

Saturday, 16 February 2019 15:30

“Ne jemi në një moment kur po shkruhet historia!” Ky është konkluzioni i ekspertit të ekonomisë Artan Hoxha për protestën që është duke zhvilluar edhe në këto momente në Tiranë.

I ftuar në studion e “Syri.net” nga gazetari Alen Xhelili, Artan Hoxha tha se tentativat e Policisë për të mbrojtur godinën e qeverisë janë të kota, sepse “njerëëzit që kanë mend në kokë e kuptojnë se numri i atyre njerëzve atje tregon se kanë fuqi ta marrin godinën në krah e ta çojnë në Surrel.”

 “Situata është përkeqësuar nga “timoni në një dorë”, - tha Hoxha. –  Sa më shumë ta shtyjnë agoninë e tyre, aq më shumë urrejtje do të akumulojnë.

Gazetari:  Z. Hoxha, qytetarët po tentojnë të shkallmojnë dyert e Kryeministrisë. Si ju duket?

Hoxha: Nuk ka nevojë fare. Njerëzit që kanë mend në kokë e kuptojnë se fuqia e atyre njerëzve atje është që ta marrin godinën në krah e ta çojnë në Surrel. Ata janë aq pak aty para Kryeministrisë dhe nuk ka kuptim fare ai tym... Të donte opozita të fuste njerëz, ata ishin futur nga të katër dyert e asaj godine, por nuk ishte ky qëllimi.

Aty nuk është inat ndaj objektit. Edi Rama  i ka personalizuar ato dy objekte të vetat, jo tendën, jo kërpurdhën. Njerëzite kanë inatin me Edi Ramën, jo me kërpudhën. Ne jemi në një moment kur po shkruhet historia. Mendoj se do të kemi zhvillime shumë interesante. E ka marrë qytetaria në dorë. Është një pjesë shumë e madhe e shoqërisë shqiptare që është ftilluar.

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 16:51
Login to post comments