Analisti: Soreca, zëvendësues i denjë i Vllahutinit

Tuesday, 19 February 2019 18:13

Përmes një postimi në Facebook, Kaba e krahason Soreca-n me paraardhësen e tij Romana Vlahutin.

Sipas Kabës, mijëra shqiptarët që protestuan ditën e shtunë para kryeministrisë i kërkuan opozitës të mos jetë më pjesë e një Kuvendi me vota të blera nga krimi i organizuar.

Postimi i plotë i Dritan Kabës:

Soreca zëvendësues i denjë i Vllahutinit.

Ata mijëra shqiptarë i kërkuan opozitës të mos jetë më pjesë e një Kuvendi me vota të blera nga krimi i organizuar.

Dy fjalë kam për këtë zyrtaruc që për opozitën verdikti i qytetarëve shqiptar është i pari. Interesi i qytetarëve shqiptarë është i pari. Pastaj andej nga fundi vjen karriera e këtij zyrtaruci të BE.

Hape gojën e flit për votat e blera me paratë e krimit pastaj na bëj “leksione”, që duken të sponsorizuara nga paratë e drogës. Flit për grabitjen e taksave të shqiptarëve, pastaj qahu për kërpudhën.

Para se të bëje këto deklarata idiote e të mirëpaguara te na thotë pak çfare do të ndodhte në Itali, nëse partia e Kryeministrit italian do të dilte në pergjime te prokurorisë italiane, që mafia ka blerë vota për qeverinë? T’i japë përgjigje kësaj dhe pastaj të flasë per kërpudhën dhe dritat e kuplahrasë.

Asnjë nga këto idiotesitë e paguara nga Qeveria nuk mund ta ndalë opozitën në vendimet e saj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve!"

“Heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që do të thotë se janë votues nga të gjitha krahët e Parlamentit”. Kjo ishte deklarata e sotme e Luigi Soreca për një prej televizioneve kombëtare në vend.

Deklarata e ambasadorit të BE vjen një ditë pasi opozita vendosi në unanim të plotë Pro djegies së mandateve parlamentare.

Login to post comments