Evropa ka vite që qendra e majtë, tek tuk liberalët ose të ashtuquajtur liberalë, por që gjithsesi me frymëzim të majtë, kanë bërë një batërdi në Evropë duke tentuar të godasin zemrën e kulturës së zemrave të Religjionit, çdo gjë që ajo e rrezaton në shekuj.
Mjafton të shohësh sot BE-në të mbushur me burokratë pa ide dhe pa vizion, njerëz që nuk u shkon intuita politike përtej gotës së uiski dhe e kupton se qoftë edhe e majta e ulur aty këmbëkryq është shumë larg Berlinguerit dhe Antonio Gramshit
Praktikisht nëpër Evropë lëviz një kastë e lodhur në ide, e zhytur vetë në humbje e cila godet vetëm vlerat e familjes dhe politikisht është drejt një humbje radikale në qershorin që vjen.
Po të marrësh Italinë, Shembulli i Renzit që iku me turp pas një qeverisje që s’kishte asnjë lidhje me Italinë, kulturën e saj mijëra vjeçare shikon që kjo lloj race ka në gen mashtrimin, vjedhjen, shpifjen. Por sigurisht nuk është e rastësishme. Dje ishte lajmi se prindërit e ish-kryeministrit italian akuzohen për mashtrime bankare dhe fatura false. Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2010-2011.
Kujtojmë këtu se Matteo Renzi për disa vite ishte kryeministër i Italisë. Ai vinte nga Partia Demokrati Italiane, që është simotra e Partisë Socialiste në Shqipëri. Këto dy parti janë të binjakëzuara, ndërsa Renzi është edhe mik i afërt i Edi Ramës.